Drogba kryen vizitat mjekesore me klubin e Gallatasarajt

Didier Drogba zhvilloi vizitat mjekësore në spitalin e Stambollit, përpara zyrtarizimit si lojtar i ri i Galatasaray-t.
Sulmuesi ka arritur akordin për të luajtur 18 muaj me gjigandët turq.
Për transferimin e lojtarit të larguar nga kinezët e Shanghai Shenhua, Galatasaray ka paguar 10 milionë euro, ndërsa Drogba do të përfitojë 15 mijë euro rrogë për çdo ndeshje.
34-vjeçari do të rikthehet në Champions League, pasi gjatë sezonit të kaluar shënoi golat vendimtarë të triumfit të Chelsea-s.
Ai pritet të luajë në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Schalkes me 20 shkurt.
Kalimi i Drogbasë te Galatasaray është shoqëruar me mjaft polemika dhe kërcënime nga Shanghai Shenhua, se do ta kalojnë çështjen te FIFA.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ishte blerja e dytë e madhe e klubit, pas holandezit Ëesley Sneijder, i cili u transferua në Stamboll nga Interi.