E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Messi hyn ne fjalor

Përkufizimet ishin përdorur të gjitha.

Në moshën 25-vjeçare ka fituar 4 Topa të Artë dhe gjithçka të imagjinueshme.

Ka shënuar qindra gola në çdo aktivitet dhe nuk kishte më mbiemra. Në fjalor nuk kishte më fjalë për të treguar të gjithë klasin dhe magjitë që bën në fushë.

Për këtë, Akademia Spanjolle ka krijuar një neologjizëm për Lionel Messin. Për ta realizuar u krijua një sondazh në internet me tifozët e sulmuesit.

Mes 600 fjalëve të propozuara, më e votuara ishte “inmessionante”, një mbiemër që natyrisht vlen vetëm për të.

Përkufizimet do të gjenden në fjalor prej botimit të ardhshëm. Së pari fjala shërben si mbiemër për Messin, për stilin e tij unik të lojës dhe rritjen konstante në paraqitje.

Termi mund të përdoret edhe si referim për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Këtu ka ende vend për debat, por kjo më parë nuk kishte ndodhur për Pelen, Maradonën, Crujiff apo legjendat e tjera.

Ai që ka hyrë më parë në fjalor ishte Zlatan Ibrahimovic. Në dhjetor të vitit të kaluar foljen “zlatanera” u përfshi në gjuhën suedeze. Në shqip ajo do të thotë “të dominosh” apo “të bësh diçka me forcë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›