E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi nuk do të drejtojë Liverpoolin


Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, nuk do të marrë nën drejtim Liverpoolin pas Kupës Botërore.

62-vjeçari italian është lidhur me një kalim në Anfield pas largimit të Rafael Benitez, por në mediat italiane shkuhet se nuk ka gjasa që ai të caktohet si njeriu kryesor në Liverpool.

Lippi nuk flet Anglisht dhe duket se nuk ka plane për ta mësuar atë, që le të kuptohet se një mundësi e kalimit të tij në kampionatin anglez është e pamundur.

Menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson, mbetet opsioni numër një për detyrën e menaxherit të Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›