E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rrjedhë” kënga e re e Del Rey

Në internet është shfaqur tashmë kënga e re e Lana Del Rey. Kënga quhet "Never Let Me Go" (Kurrë mos më le të shkoj).

Revistat e huaja muzikore këngën e re të këngëtares së njohur e përshkruajnë si “një këngë goxha të ‘përgjumur’ për dashurinë”, por edhe si “këngën më romantike deri më tani” të publikuar nga Lana Del Rey.

Nga ana tjetër, blogu ‘Pop Crush’ parashikon që, nëse kjo formë e këngës publikohet edhe zyrtarisht nga këngëtarja, atëherë sigurisht se do të gjendet në krye të top-listave botërore.

Ajo që është zyrtare deri më tani është se, singël-kënga a ardhshme nga albumi i saj debutues “Born to Die” (E Lindur Për të Vdekur) do të jetë kënga “National Anthem” (Himni Kombëtar), spotin e së cilës Del Rey po e xhiron aktualisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›