E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba ndjehet krenar për fanellën e Çelsit

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë vendosi të vazhdojë edhe për dy sezone të tjerë bashkëpunimin me klubin e presidentit Roman Abramoviç. Drogba ndjehet krenar që do të mbaj veshur fanellën ngjyrë blu, dhe premton se do të vazhdojë të fitojë tituj me Çelsin.

“Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe, për të rikthyer titullin e Premier Ligës, për të fituar kupat. Por, objektivi ynë numër një është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se këtë vit mund të shkojmë deri në finale dhe më në fund ta fitojmë atë”, deklaron Drogba.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›