E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge Lazarati neper gjimnaze

Gjirokaster- Shisnin droge ne gjimnazet e qytetit te Gjirokastres, prangoset nxenesi i vitit te trete dhe shoku i tij. Agjentet sekuestruan 2 kg hashash te futur ne dy qese dhe fshehur ne shkurre gjate ndjekjes nga te dyshuarit, ndersa mendohet se origjina e mallit ka qene fshati Lazarat. Te ndaluarit per "prodhim e shitje narkotikesh ne bashkepunim" jane K. L., 17 vjec, nxenes ne shkollen e mesme dhe A. F., 21 vjec, te dy banues ne Gjirokaster. Emrat e tyre nuk u publikuan te plote per shkak te hetimit qe po vijon per te zbuluar te tjere pjesetare te grupit qe mund te jene edhe gjimnaziste.
Operacioni eshte finalizuar oret e mbremjes se marte, kur agjentet e Antidroges kane marre informacione per levizje te dyshimta te dy te rinjve ne vendin e quajtur "Perroi i lagjes Granice", ne Gjirokaster. Te dyshuarit jane pare duke pergatitur lenden narkotike dhe ndare ate ne doza te vecanta, ku objekt kane qene gjimnazet e qytetit. Menjehere eshte bere rrethimi i vendit dhe me pas shoqerimi i tyre ne ambientet e komisariatit, se bashku me nje pjese te lendes narkotike.
"Pas nje pune hetimore nga agjentet e Zyres Kunder Krimit te Organizuar, u arrit te zbulohej edhe sasia tjeter e lendes narkotike, ne vendin e quajtur "Viroi", tek ish-pompat e ujit", tha dje zedhenesi i policise, Gentjan Mullai. Gjate peshimit te dy qeseve, rezultoi se malli shkonte ne 2 kilograme kanabis sativa.
Te dyshuarit K. L., dhe A. F., jane marre per disa ore ne pyetje, por nuk kane pranuar te tregojne per personat ku blene sasine e droges dhe ata me te cilet bashkepunonin ne shitjen e hashashit. Mendohet se droga eshte blere ne fshatin Lazarat dhe ne rrjet ka te tjere nxenes te perfshire. Dosja i kaloi dje prokurorise vendore nen akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›