Masakra ne shkolle, percillet mes lotesh maturantja e vrare
ELBASAN- Percillet per ne banesen e fundit maturantja Gerta Bahja, e cila u vra ne klase me tre te shtena arme nga Endrit Llambraj, pas nje konflikti per motive xhelozie. Familjare, te aferm, mesues, shoke dhe shoqe te gjimnazistes, shoqeruan kortezhin mortor deri ne varrezat e qytetit, ku u krye riti i fundit. Ne ceremoni moren pjese; deputeti i Qarkut te Elbasanit, njekohesisht ministri i Brendshem dhe Pushtetit Lokal, Lulzim Basha, i shoqeruar nga deputeti Luciano Boci, zevendesministri i Arsimit dhe Shkences, Halit Shamata, prefekti Shefqet Deliallisi dhe kryetari i bashkise, Qazim Sejdini. Ministri Basha ka zhvilluar edhe nje takim ne Drejtorine e Policise Elbasan, ku ka kerkuar nga vartesit qe te organizohen dhe merren masa te reja, per te ruajtur shkollat e mesme dhe nxenesit nga personat e huaj. Po dje mesohet se eshte zhvilluar edhe ceremonia mortore e 19-vjecarit nga Vlora, i cili banonte ne lagjen "24 Maji" dhe vrau veten, pasi ekzekutoi vajzen me te cilen kishte nje lidhje nepermjet rrjetit social "Facebook".
Te marten, Endrit Llambraj hyri i armatosur ne shkollen "Mahir Domi" ne 5-minuteshin e pushimit ndermjet oreve dhe ka qelluar per vdekje 19-vjecaren. Pas krimit eshte perpjekur te arratiset, por ne rrethimin policor ka qelluar edhe veten per vdekje, 15 minuta me pas. Policia po vijon hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve qe cuan ne vrasjen e dyfishte, si dhe lidhjet qe mund te kene ekzistuar mes te rinjve.
Arrestimi
Policia e Elbasanit arrestoi pas disa oresh hetimesh, si te dyshuar per "shperdorim detyre" rojen e shkolles se mesme "Mahir Domi" ne Elbasan. Policia tha se i ndaluari eshte Naim Tahiraj dhe pergjegjesia e tij vleresohet, lejimi i 19-vjecarit nga Vlora qe te hynte ne shkolle e te kryente masakren.