E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk u perdor gaz lotsjelles"

Deputetet e Partise Socialiste dhe protestuesit bllokojne per te dyten dite radhazi rruget kombetare ne qarqe, gjate tubimeve te organizuara ne mbeshtetje te grevisteve ne Tirane dhe per gjendjen ekonomike. Ne pjesen me te madhe te protestave, policia deklaroi se nuk kishte leje per organizime dhe tubimet ishin te paligjshme, ndersa protestuesit sulmuan policine fizikisht dhe me fyerje, pasi tentonin bllokimin e qarkullimit te mjeteve. Ne Korce palet kane akuzuar njera-tjetren dhe ndersa Partia Socialiste paditi drejtues te policise vendore, mbreme ka ardhur edhe reagimi nga Drejtoria e Policise, ku kryepolici Bernard Caushaj paditi deputetin socialist, Pandeli Majko per kundershtim ne krye te detyres. Protesta ka pasur dje edhe ne akset Tepelene-Gjirokaster dhe Orikum-Vlore, ku nuk munguan konfrontimet. Partia Socialiste pretendoi per perdorimin e gazit lotsjelles dhe ndalime te padrejta te simpatizanteve protestues, kurse Policia e Shtetit ne nje deklarate publike quajti te paverteta pretendimet e deputeteve dhe se nuk ishte perdorur gaz lotsjelles.
"Gjate dites se sotme (dje), nje numer i kufizuar qytetaresh, kane tentuar te bllokojne aksin rrugor nacional Korce-Pogradec, tek kthesa e Cerraves, duke arritur pengimin e kalimit te mjeteve vetem disa fragmente te shkurtra kohore. Po ashtu kane bllokuar pjeserisht per rreth 10 minuta aksin rrugor Tepelene-Gjirokaster", tha mbreme zedhenesja e Policise se Shtetit, Klejda Plangarica. Forcat e rendit shpjegohet se kane marre masat konkrete per secilin nga rastet per te normalizuar trafikun, shmangur incidentet e mundshme dhe per te siguruar qetesine publike.
"Sqarojme opinionin publik, se ne asnje rast strukturat e policise nuk kane perdorur gaz lotsjelles, si dhe mjete speciale ndaj pjesemarresve ne tubim dhe veprimet e kryera nga punonjesit e policise kane qene ne respekt te plote te ligjit. Nderkohe protestuesit ne te dyja rastet kane kundershtuar me dhune forcat e policise", shpjegoi Plangarica.
Ne fund te deklarates i eshte kerkuar dhe bere thirrje qytetareve qe te mos bllokonin akset rrugore, pasi "pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit perben veper penale dhe denohet me gjobe, ose me burgim deri ne 3 vjet". Polica e Shtetit sqaroi se po hetohen te gjitha tubimet e paligjshme dhe bllokimet e rrugeve, me qellim identifikimin dhe shoqerimin e organizatoreve per cdo rast dhe referimin ne prokurori. Bllokime rrugesh ka pasur gjate dites se marte edhe ne Shkoder, Vlore, Fier, Lushnje, Berat, Korce, Gjirokaster, Durres dhe Tirane, ndersa u shoqeruan 5 persona dhe po kerkohen disa te tjere.

Pogradec-Korce
Protesta e Partise Socialiste, u zhvillua rreth ores 13:15 te dites se djeshme, megjithese kerkesa ishte bere vetem dy ore para dhe tubimi ka qene i paligjshem. Protestuesit bllokuan aksin rrugor Korce-Pogradec, tek vendi i quajtur "Kthesa e Cerraves" dhe zgjati 30 minuta, me pjesemarrjen e 50-60 personave. Policia tha se tubimi ishte ne kundershtim me ligjin, ndersa jane fyer e sulmuar forcat e rendit. Te dyja palet kane pretenduar konfrontime te paligjshme dhe sipas socialisteve eshte perdorur gaz lotsjelles per shperndarje te protestuesve, deklarate qe u kundershtua nga policia.

Orikum-Vlore
Protesta e dites se marte ne Vlore u shoqerua me dy persona te shoqeruar, aktiviste te Partise Socialiste apo aleateve te saj, pasi organizimi ka qene i paligjshem. Por diten e djeshme nje grup qytetaresh te drejtuar nga deputeti Fatmir Toci, kane zhvilluar nje tjeter proteste ne aksin Orikum-Vlore dhe kane qene gjate gjithe tubimit nen mbikeqyrjen e policise, e cila nuk ka lejuar bllokimin e trafikut te mjeteve, megjithese eshte tentuar nga pjesemarresit. Nuk ka pasur konfrontime mes paleve ne kete tubim.

Tepelene-Gjirokaster
Tubimi i djeshem ka qene me i tensionuar dhe protestuesit e drejtuar nga deputetet socialiste, Arta Dade e Et'hem Ruka, per te dyten here radhazi bllokuan rrugen kombetare. Policia nderhyri per te liruar qarkullimin e mjeteve dhe mes paleve pati konfrontime, por jo te lenduar apo perdorim te gazit lotsjelles, sic dhe u pretendua nga protestuesit. Policia beri me dije se po hetohet per te identifikuar shkelesit dhe jane kryer disa shoqerime. Pas 30 minutash protestuesit jane shperndare dhe qarkullimi ka vazhduar normalisht.

Durres-Shkoder
Te pakten 10 persona jane shoqeruar dhe disa te tjere jane shpallur ne kerkim nga policia e dy qyteteve per shkak te tubimeve te paligjshme te organizuara ne rruget kombetare. Protestuesit e partise Socialiste te drejtuar nga deputetet bllokuan rrugen ne hyrje te Shkodres dhe ate Tirane-Durres, ku nuk munguan konfrontimet e qytetareve me drejtuesit e mjeteve. Policia e Durresit procedoi 5 nga organizatoret dhe shpalli ne kerkim disa te tjere, kurse socialistet e Shkodres paditen kreun e forcave speciale ne drejtori, per ushtrim te dhunes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›