E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te vrare, per nje cope toke

Kruje- Sherri per nje cope toke con drejt vdekjes moter dhe vella, kurse autori arratiset pas krimit te dyfishte. Policia e Krujes publikoi dje venien ne dispozicion te 10 mije eurove shperblim, per informatorin qe do te jape vendndodhjen e sakte te te dyshuarit si ekzekutor, Gezim Zeneli 30 vjec, banues ne Vinjoll te Lacit. Viktima mbeten Xhevrie Stafa 50-vjece dhe Qemal Cepani 41 vjec, banues ne fshatin Fushe-Thumane. Moter dhe vella u derguan ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por nuk i mbijetuan dot plageve te plumbave te leshuara nga nje automatik "Kallashnikov". Ngjarja ndodhi rreth ores 11:50 te dites se djeshme ne fshatin ku banonin viktimat. Burime zyrtare konfirmuan si motiv te krimit pronesine mes dy familjeve, kurse akuzat e ngritura jane "vrasje e dyfishte me dashje" dhe "armembajtje pa leje".
Menjehere pas ngjarjes autori i dyshuar Gezim Zeneli, eshte larguar ne drejtim te paditur se bashku me armen e krimit. Mes dy familjeve prej disa vitesh kishte mosmarreveshje per nje siperfaqe toke qe pretendonin se e kishin perfituar gjate ndarjes midis dy fshatrave ku dhe banonin. Edhe dje palet jane perfshire ne debate te forta, ku per te zgjidhur situaten ka nderhyre edhe Qemal Cepani, vellai i pronares se tokes se pretenduar, Xhevrie Stafa. Nga ana tjeter i dyshuari Gezim Zeneli pretendonte se kjo siperfaqe i takonte familjes se tij dhe kjo ceshtje nuk ishte zgjidhur as ne rruge gjyqesore. Ne grindje e siper, Zeneli ka marre nje arme automatike qe e mbante pa leje dhe ka qelluar me bresheri mbi vella e moter, duke i lene te plagosur rende. Banore te tjere te fshatit i kane dhene ndihmen viktimave duke i derguar ne spital me urgjence, kurse policia e Krujes mberriti ne vendngjarje per te nisur hetimet. I dyshuari Zeneli ka perfituar per t'u arratisur pas ngjarjes dhe nuk eshte arritur te arrestohet edhe pas kontrolleve te shumta ne banesa dhe zonen perreth. "Drejtoria e Pergjithshme e Policise Shtetit dhe Drejtoria e Policise Qarkut Durres, vene ne dispozicion te personave te cilat japin informacion te sakte mbi vendndodhjen e autorit te dyshuar, shumen prej 10 mije euro", thane burime zyrtare. Policia garantoi ruajtjen e anonimatit te informatoreve, ndersa grupi hetimor ka shoqeruar pjesetare te dy familjeve per te marre deshmite dhe shmangur ndonje hakmarrje te mundshme.

Te vdekur:
Xhevrie Stafa 50-vjece, Fushe-Thumane
Qemal Cepani 41 vjec, Fushe-Thumane
Ne kerkim:
Gezim Zeneli 30 vjec, Vinjoll-Lac
Akuzat:
"Vrasje e dyfishte me dashje"
"Mbajtje pa leje e armeve te zjarrit"

Telefonat
Per personat qe kane dijeni mbi vendndodhjen e 30-vjecarit Gezim Zeneli, jane vene ne dispozicion gjate 24-oreshit numrat telefonike: 0694102733, 0522222266, dhe ato te salles operative te Komisariatit Kruje, 129 dhe 126.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›