E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë dhe armë nga Shqipëria, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Share

Më shumë se 40 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë të policisë italiane, për shkatërrimin e një bande italo-shqiptare. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende i ditur, por shumë prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, ky grup merrte armë dhe drogë në Shqipëri dhe më pas i shpërndante në zona të ndryshme të Italisë, si Taranto, Brindizi, Leçe, Materadhe Kozenca. Droga dhe armët fillimisht transportoheshin në Bari, nga ku dhe më pas shpërndaheshin pastaj në zonat e mësipërme.

Policia italiane ka bërë me dije se kreu i kësaj bande ka qenë një femër, Maria Scialpi, e cila së bashku me vëllezërit Cosimo, drejtonte trafikun e drogës dhe të armëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›