E Diel, 1 Nëntor 2026

Në luftë për të fituar zemrën e Assad (madje dhe me foto të tilla)

Share

Është një minierë ku mund të nxjerrësh shumë gjëra. Gazetat britanike kanë siguruar mbi 3 mijë e-maile të diktatorit sirian, Bashar Al Assad dhe çdo ditë nxjerrin detaje shumë interesante.

Kështu, tani është mësuar se Assad merrte e-maile pasionante nga tre femra të ndryshme. Diktatori, që ka një grua shumë simpatike, ka marrë e-mailet joshëse nga dy këshilltare të reja për marrëdhëniet me publikun dhe nga një dizajnere bizhuterish, që i shkruan atij: Nuk e imagjinoj jetën pa ty.

Në një tjetër e-mail, që është dërguar në dhjetor, shfaqet fotoja e një femre të panjohur, e cila është e veshur vetëm me të brendshme dhe është e mbështetur pas murit.

Të tilla zbulime mund të jenë të dëmshme për reputacionin e Assad në botën arabe, sidomos në marrëdhëniet që ka ai me Sirinë.

Një nga tre admirueset e tij është Sherezad Jaafari, një këshilltare për marrëdhëniet me publikun, në të njëzetat, bija e ambasadorit sirian në Kombet e Bashkuara. Kurse e dyta është Hadeel Al Ali, sërish një këshilltare për marrëdhëniet me publikun. E treta quhet Rasha Mouakeh.

Media shtetërore në Siri thotë se e-mailet janë një mashtrim dhe se nuk ka prova për marrëdhënie seksuale.

E-mailet janë publikuar në një kohë të vështirë në Siri për shkak të disa sulmeve në Damask. Rebelët po luftojnë ashpër në kryeqytet me forcat e qeverisë.

Femra misterioze e Assad

Haadel Al Ali

Assad me të shoqen, Asma

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›