Avokati i Popullit, Rama: PS gati komisionin Ad Hoc
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë me dije se opozita tashmë ka ngritur një komision përzgjedhës Ad Hoc për kandidaturën që kjo force politike do të mbështesë Avokatin e ti të Popullit.
“Kemi hapur një proces të pandodhur më parë për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Tre deputetë, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci, dy anëtarë të Asamblesë sonë të re Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, të pestë intelektualisht të spikatur e qytetarisht të lëvdueshëm, si edhe dy personalitete të larta në fushën e të drejtës Luan Omari dhe Vangjel Kosta, të cilët u ftuan të përfaqësojnë Shoqërinë Civile, përbëjnë Komisionin Përzgjedhës ad hoc për kandidaturën që Partia Socialiste do të mbështesë si Avokat të ri të Popullit”,- shkruan në faqen e tij zyrtare në internet lideri socialist.
Lideri i opozitës vlerëson se ky proces është një moment i rëndësishëm sepse shënon pikën e kthesës së nënvizuar në programin e PS-së për një Rilindje Shqiptare.
“Ky proces është një moment tejet i rëndësishëm sepse shënon pikën e kthesës së nënvizuar në programin tonë për një rilindje shqiptare, përkatësisht në kapitullin “Rivendosje e Demokracisë”, ku flitet qartë për një administrim publik europian të shtetit e të punëve të shtetit tonë. Ne besojmë se pa një administratë normale Shqipëria s’mund të bëhet kurrë një vend normal dhe shteti s’mund të sillet kurrë normalisht me qytetarin e me vendin si pasuri e përbashkët. Ne jemi të bindur se ndryshimi radikal që duam të sjellim për një Shqipëri normale, kalon përmes vendosjes së një kufiri të qartë mes shtetit e partisë në pushtet”,- shkruan Rama.
Duke u ndalur në arrestimet e fundit të punonjesve të ministrisë së Ekonomisë, Rama shkruan se s’ishtë gjë veçse një shfaqje banale e asaj që ndodh përditë në dëm të këtij vendi e të çdo qytetari.
(el.me/BalkanWeb)