E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia detare, gjenden ne Kroaci 2 kufomat nga ekuipazhi i anijes turke

KROACI- Autoritetet portuale kroate kanë lajmëruar autoritetet portuale të Durrësit se kanë gjetur 2 kufoma në ujrat detare të territorit të tyre në afërsi të Dubrovnikut.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kufomat i përkasin ekuipazhit të anijes turke ‘Reian 1’ e cila me 20 tetor të këtij viti, u përplas tragjikisht me tragetin ‘Ankara’, rreth 20 milje nga bregu i Durrësit.

Lajmi konfirmohet nga autoriteti portual i Durrësit, drejtuesit e të cilit thone se është njoftuar dhe ambasadori turk në Shqipëri, i cili menjëherë pas lajmit është nisur drejt Kroacisë për të bërë të mundur identifikimin e trupave.

Anija ‘Reina 1’, mëngjesin e 20 tetorit u fundos 10 milje nga bregu i detit, pasi u përplas me tragetin me pasagjerë ‘Ankara’, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Barit.

Bilanci i tragjedisë detare shënoi 2 pjesëtarë të shëptuar nga ekuipazhi prej 10 personash i anijes tregtare turke, ndërkohë që 8 persona pas kërkimeve intensive u deklaruan të zhdukur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›