Kamëz, 4 të rinj qëllojnë me armë kundra policisë
KAMËZ- Kundërshtojnë kontrollin e policisë në automjet, duke qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Kamëz, në një nder rrugët e zonës së Laknasit. Patrulla e policisë së komisariatit numër 5 i ka bërë me shenjë një automjeti ku udhëtonin 4 persona për të ndaluar, por ata kanë kundërshtuar, duke qëlluar me armë në drejtim të patrullës së policisë, dhe më pas janë larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin.
Policia ka sekuestruar si provë materiale automjetin dhe është vënë në ndjekje të tyre dhe mesohet se ka bërë shoqërimin e dy personave, ndërsa vazhdojnë hetimet për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)