E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge ne Muriqan Durres dhe Kakavije

Rreth 26 kg drogë e llojit kanabis sativa me destinacion Italinë është sekuestruar nga oficeret e policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar në Muriqan. Sipas policisë sasia e drogës u gjet ne automjetin tip “Benz” të shtetasit Amant Sadikaj 22 vjeç nga Patosi. Edhe nga policia kufitare e portit të Durrësit janë sekuestruar 45 kilogram drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa në pranga ka përfunduar poseduesja e saj. Dorina Cara 26 vjeçe, banore e Lezhës, është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e saj tip “Benz” me targa AA 058 FC, agjentët e atidrogës kanë gjetur sasinë e lëndës narkotike prej 45 kilogramë. Po nga policia mësojmë se 26 vjecarja kishte prerë biletën për të udhëtuar drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari dhe ndalimi i saj është bërë në pikën e kontrolli policor. 
Ndërkohë në mesnatë në Kakavijë, gjatë kontrollit në linjën e dytë në një autobus me drejtues Arben Hysesani, u gjetën dhe u sekuestruan 32 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›