Twitter: Parashihet katër orë para, tema që do shndërrohet në trend
SHBA- Faqja e Twitter-it në internet ofron një listë të përditësuar vazhdimsiht të argumenteve të tendecës, të quajtura tematika të trendëve. Ky është një burim reklame falas.
Një temë e hedhur duke përdorur një algoritëm merr parasysh numrin e tweet-eve në lidhje me ta, si dhe rritjen e tyre me kalaimin e kohës.
Dy studiues të Mit në Boston kanë zhvilluar një algoritëm të ri, që mund të parashikojë disa orë më parë se argumentet që do të bëhen tema tendencë.
Ky lajm mund të jetë me interes të madh për Twitter-n që, sipas disa ekspertëve, në të ardhmen mund të paguajë për reklama të lidhura me temat më të njohura. Parashikimi merr mesatarisht një orë e gjysmë më parë, por në disa raste, shkencëtarët kanë marrë rezultatet deri në katër orë para.
Kështu mund të parashihet, për shembull gjatësia e një udhëtimi me autobus, shitja e biletave të kinemasë dhe në të ardhmen ndoshta edhe çmimet e aksioneve.