Itali, sekuestrohen 41 kg kokainë, prangosen 3 shqiptarë
BRESCIA-Rreth 41 kilogramë kokainë e pastër që do sillte fitimin prej 6 milionë eurosh nga shitja në treg u sekuestrua sot nga policia e Breshias. Në pranga janë vënë 3 shqiptarë.
Policia italiane prej kohësh ishte vënë në kërkim të një 28-vjecari shqiptar me inicialet E.K që edhe pse ishte i papunë kishte nënshkruar një sërë kontratash për blerje makinash të shtrenjta, që nuk i mbante gjatë, por që i shiste sërish. 28-vjecari kishte rënë në sy edhe për një standart të lartë jetese që bënte, krahasuar me të ardhurat që rezultonin zero.
Kohët e fundit Guardia di Finanza ndoqi 28-vjecarin deri në Milano, në rajonin Sempione ku 28-vjecari u takua me një bashkëkombasin e vet, 23-vjec me inicialet E.M, ku ky i fundit i dorëzoi një pako voluminoze.
Ndërhyrja e policisë italiane bëri të mundur kapjen në flagrancë të 2 shqiptarëve me cantën ku ndodheshin 8 pako me pluhurin e bardhë.
Po në këtë zonë u ndalua dhe një shqiptar tjetër i moshës 23-vjecare me inicialet A.G që kishte fshehur në një cantë, 10 pako me kokainë. Nje kontroll me pas ne apartamenete e shqiptareve zbuloi dhe 10 kg te tjera kokaine. Në total, lënda narkotike peshoi 41 kg që rezultoi kokainë e pastër. Tre personave iu kapën dhe 8 500 euro dhe 9 celularë.
Shqiptarët u dërguan në burgun e San Vittore të Milanos. Mesohet se 28-vjecari ne vitin 2008 perdorte nje emer tjeter. Policia nuk beri te ditur emrat e plote te te arrestuarve per arsye hetimore. Dyshohet se pas 3 shqiptareve fshihet nje grup i mireorganizuar i trafikimit te lendeve narkotike mes Shqiperise dhe Italise.
(d.b/ANSA/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga droga