E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni faktmbledhës, raportuesit e KiE nisin takimet në Tiranë

TIRANE – Dy raportuesit e Këshillit të Europës kanë nisur takimet zyrtare në Tiranë, në kuadër të misionit faktmbledhës, lidhur me një serë çështjesh politike në vend.

Raportuesit Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco nga Moldavia kanë nisur takimet në Kryesinë e Kuvendit me kryetarin e komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli dhe anëtarë të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Më pas ata do të zhvillojnë takime me përfaqësues të komisionit për reformën parlamentare, Jemin Gjana, Viktor Gumi, Namik Dokle dhe Ditmir Bushati, si dhe me 2 bashkëkryesuesit e komisionit për reformën elektorale, Damin Gjiknuri dhe Oert Bylykbashi.

Diskutimet do kenë në fokus kryesor reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjen e presidentit dhe hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

Rreth mesditës 2 raporterët do të takohen me komisionin Ad Hoc për ngjarjet e 21 janarit, ndërsa në orët e pasdites ndalesa e tyre do të jetë KQZ-ja, dhe më pas do të priten në takim nga lideri socialist Edi Rama.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama-raportuesve të KiE: Presidenti mbi palët dhe me frymë Kushtetutese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›