E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-raportuesve të KiE: Presidenti mbi palët dhe me frymë Kushtetutese

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në takimin që kreu me dy raportuesit e Këshillit të Europës Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco duke u ndaluar në cështjen e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, shprehu domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit.

Zyra e selisë rozë bën me dije se lideri socialist gjatë takimit me dy raportuesit u ndal në problemet serioze që shqetësojnë vendin siç është 'mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, ndërkohë që shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë'.

Kreu i PS-së i shprehu dy raportuesve të KiE, angazhimin e opozitës për për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit.

‘Se opozita ka ofruar konsenus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5 duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian, ndërkohë që PS është e angazhuar për të bërë më të mirën në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të adresojë të gjitha çështjet sensitive’,- theksoi Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›