E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulimi i ri, dinosaurët nuk kanë sunduar tokën

LONDER-Dinosaurët nuk e sundonin tokën, krijesat gjigande në fakt jetonin në ujë dhe vetëm kurrizi dhe bishti i tyre rrinin mbi sipërfaqet ujore.

Ne gjithmonë e kemi ditur se dinosaurët jetonin në tokë, por këmbët e tyre të vogla dhe bishti i madh, nuk janë teza ideale që të bëjnë të mbështetësh më tej këtë teori.

Një shkencëtar i Kambrixh, Brian Ford beson se ai e ka një përgjigje, duke deklaruar bindshëm se ‘dinosaurët ishin kafshë që jetonin në ujë”.
Krijesat shpenzonin shumë më tepër kohë në liqene disa metra të thellë, ndërsa bishti i tyre gjigand i ndihmonte për të notuar.

Sipas tij dhe ‘Jurassic Park’ duhet t’i nënshtrohet zbulimit më të ri dhe të mbushë vendin me ujë në vend të barit ku qëndrojnë modelet e dinosaurëve.

Ford shpjegon gjithashtu se dinosaurët kishin 2 këmbë më të mëdha, ato që ngulisnin fort nën ujë dhe 2 më të vogla, në formë duarsh ndryshe nga elefantët, rinocerontët që në fakt kanë 4 këmbë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›