E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë nga Shqipëria e Greqia, shkatërrohet banda italo-shqiptare

34 persona, pjesë e një organizate italo-shqiptare të trafikut të drogës, janë vënë në pranga nga policia e Peruxhias në Itali. Arrestimi I tyre u bë në kuadër të një operacioni antidrogë që filloi pas një sërë arrestimesh në flagrancë të disa shpërndarësve të drogës. Nga hetimet rezultoi se droga vinte nga Greqia dhe Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun Italian e me konkretisht atë të rajonit të Lombardisë dhe Emilja Romanjës. Organizata shiste rreth 2 kilogram kokainë në muaj duke përfituar nga 70- 120 mijë euro.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›