E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, OSBE: Ende punë për të bërë

Angazhim me te madh te qeverise shqiptare ne luften kunder korrupsionit dhe konfliktit te interesit kerkoi zëvendës ambasadorja e OSBE ne Tiranë, Renate Herrmans. Ndersa vleresoi rezultatet e deritanishme, perfaqesuesja e OSBE-se, sugjeroi edhe nje bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat.

“OSBE mbeshtet institucionet shteterore ne nivle qendror e lokal per rritjen e ndergjegjesiminit ne shmangien e situatave me konflikt interesi.Qeveria shqiptare qe prej vitit 2007 ka ndermarre nje sere hapsh qe pengojen korrupsionin, por ende ka per bere. Mbetet per te krijuar nje rregjister masash qe te aplikohen kunder shkelesve te ligjit” tha Herrmans.

Ndersa Ministri i Brendshem Lulezim Basha, i pranishem ne takim, e cilesoi luften kunder korrupsionit si prioritetin kryesor te qeveresie. “Si rezultat i kësaj lufte Shqipëria doli të shkëputej nga fundi i listës së vendeve jotransparente ku niveli i korrupsionit kishte kapur dimensionin e kapjes së shtetit dhe të gëzonte nje ngjitje konstante dhe të vazhdueshme, që vazhdon edhe sot me të gjitha listat e hartuara jo vetëm mbi bazën e perceptimit, por edhe mbi bazën e ekspertëve europianë dhe euroatlantik të cilët ndihmuan dhe vazhdojnë të ndihmojnë qeverinë shqiptare në këtë luftë jetike për progresin e vendit. Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë me vendosmëri në cdo aspekt tjeter. Periudha shtator 2009- shkurt 2010 shënon një rritje eksponenciale të kallzimeve penale të rasteve të përdorimit te teknikave speciale të hetimit dhe të arrestimit të zyrtarëve publikë deri në nivelet e stafeve politike” tha Basha.

ILDKP dhe OSBE trajnuan 600 funkisonare te administrates shteterore, ne kuadre te luftes kunder korruspionit dhe parandalimit te konfliktit te interesit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›