Shkup, Fuere: Të intensifikohet dialogu politik mes partive

Të intensifikohet dialogu politik mes partive. Këtë apel e bëri ambasadori i BE-së, Ervan Fuere në Maqedoni në debatin “Kultura dhe dialogu politik” duke përshëndetur takimet koordinuese në parlament dhe debatet e shpeshta publike.
"Fatkeqësisht ajo që shohim këtu është se dialogu mes liderëve nuk zhvillohet drejtpërsëdrejti por përmes mediave.Kjo nuk është një shenjë e mirë për funksionimin e demokracisë", tha Erwan Fouerre, Ambasador i BE-së në Maqedoni.
Ndërsa përfaqësuesit e partive politike, pjesëmarrës në debat, kanë qëndrime të ndryshme për dialogun politik. "Nëse krahasojmë Maqedoninë e sotme me atë të para pesë ose dhjetë viteve do të shohim se kemi dialog më të fuqishëm dhe më intensiv politik", thotë Antonio Miloshoski, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
"Sot në Maqedoni në vitin 2010 kemi demokraci e cila ka humbur kuptimin saj të vërtetë, sidomos në nivel të dialogut politik dhe të kulturës politike", u shpreh Gordan Georgiev, Nënkryetar i LSDM-së.
Debati në të cilin përveç ambasadorëve dhe politikanëve morën pjesë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, u organizua nga OJQ-ja “CIVIL”.
Frosina Cvetkovska