BE: Qeveria maqedonase të investojë në zonat shqiptare
Qëndrimi i diplomatit evropian vjen pas eksodit të shqiptarëve të rajonit të Kumanovës drejt Belgjikës dhe Francës.
“Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjik është vërtet shqetësues”, deklaroi Fuere. Ai paralajmëroi se së shpejti kryeministri i Belgjikës do të vizitojë Maqedoninë dhe disa vende të rajonit, për tu njoftuar nga afër me këtë situatë.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të angazhohet më shumë për të parandaluar agjencitë turistike që të mos manipulojnë njerëzit.
Dy muajt e fundit mbi 1000 familje shqiptare nga Likova dhe Kumanova, kanë aplikuar për azil në Belgjikë. Ata që kanë marrë vendim për të udhëtuar drejt Belgjikës nuk parapëlqejnë të flasin për shkaqet e largimit. Por, deklarojnë se arsyeja kryesore është kriza ekonomike. "Secili ka hallet e veta dhe kushtet ekonomike që mbretërojnë këtu na detyrojnë të marrim këtë rrugë," thotë një banor i Likovës.
Vërshimi masiv i banorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve të BE-së nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë dhe mosrevitalizimin e këtyre rajoneve, nëntë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001.