E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge trafikantit, pranga mjekut

Durres- Ndihmesmjeku i drejtorise se policise se Durresit kapet me droge ne ambientet e paraburgimit. Destinacioni i lendes narkotike ishte nje prej te arrestuarve po per "prodhim e shitje te droges". Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise vendore, te cilat munden te kapnin te dyshuarin Sokol Uka rreth ores 23:00 te mbremjes se shtunes. Gjate kontrollit fizik 37-vjecarit i eshte gjetur sasia prej 7,4 gr kanabis sativa.

Zbulimi

Dyshimet se Sokol Uka takonte shpesh te paraburgosurit ne komisariatin e Durresit kane bere agjentet e antidroges te dyshojne tek aktiviteti i tij. Duket se te dhenat e mbledhura ne rruge operative i kane cuar hetuesit tek zbulimi edhe i provave. Ndersa ishte shfaqur rreth ores 22:30 ne drejtorine e policise, 37-vjecari eshte shprehur se do te takonte nje prej te arrestuarve pasi kishte probleme shendetesore. Ky fakt i ka bere oficeret e sherbimit te dyshonin tek mjeku dhe menjehere agjentet e antidroges jane vene ne veprim. Ne momentin qe do te hynte ne ambientet e paraburgimit, Sokol Uka i eshte nenshtruar kontrollit fizik, te cilin nuk e ka pranuar. Megjithese eshte gjendur ne befasi, ndihmesmjeku eshte dorezuar per ushtrim kontrolli. Ne pak minuta agjentet bene te mundur qe ne xhepin e pantallonave te gjenin nje sasi kanabis sativa te paketuar.

Hetimet

Teksa ndaj 37-vjecarit eshte marre masa e ndalimit ne flagrance per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", grupi hetimor eshte perqendruar tek funksionimi i rrjetit, personat qe e siguronin drogen dhe i arrestuari qe do te merrte kete sasi. Brenda pak oresh eshte bere e mundur te zbulohet se sasia e kanabis satives ishte destinuar per te arrestuarin Aldo Axhenti, nga Durresi, i arrestuar muaj me pare po per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". I riu ishte edhe objekti i "vizites" emergjente te ndihmesmjekut te paraburgimit te policise se Durresit. Burime zyrtare bene me dije se po hetojne per rrjetin e trafikut dhe persona te tjere qe mund te jene implikuar ne kete veprimtari kriminale. Hetime po kryhen edhe ndaj te ndaluarit Axhenti, i cili do te jete nen akuze per here te dyte.

Mesohet se 37-vjecari Sokol Uka eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit, aty ku do te dorezonte edhe pakon e kanabisit.

Me droge ne burg, arrestohet polici

Nje polic i Burgut te Rrogozhines u prangos me daten 17 prill te ketij viti nga gardianet teksa gjate kontrollit te ushtruar i eshte gjetur ne trup nje sasi lende narkotike heroine qe e fuste ne burg per te denuarit. Arrestimi i Arif Konjes, 47-vjec, nga Durresi, eshte bere ne kuader te operacionit te koduar "Pasticeri", gjate te cilit jane arrestuar edhe kater persona te tjere. Nje prej tyre, Besnik Tarko, 39-vjec, ishte kapur teksa i shiste heroinen efektivit te Burgut te Rrogozhines. Agjentet kane ndjekur Konjen deri ne marrjen e sherbimit dhe me pas kane ushtruar kontroll fizik tek ai. Ne nje tjeter rast, gardianet e Burgut te Shenkollit kane kapur kolegun e tyre duke furnizuar me kanabis sativa nje te denuar.

Enkelejda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›