E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos gruan, i djeg garderoben

Durres- Nje 35 vjecar nga qyteti i Durresit ka perfunduar ne qeli pas denoncimit qe bashkeshortja ka bere ne komisariat. Gruaja e ka akuzuar per keqtrajtime dhe kanosje te herepashershme Ilirjan Bashollin, banues ne lagjen numer 14, Shkozet. Cifti gjate marteses ka sjelle ne jete edhe nje femije. Burime nga policia bene te ditur se arrestimi i tij u krye pas telefonates per ndihme nga e demtuara. Ne kallezim ajo deklaronte se pikerisht ne oborrin e shtepise, Basholli ka djegur me zjarr te gjitha teshat e garderobes se saj. Gjithashtu bashkeshortja e 35 vjecarit ka deklaruar se ne menyre sistematike Ilirjani e ka kanosur dhe keqtrajtuar. Sipas vleresimeve te ekspertit vlera e veshjeve te djegura arrin shumen 100 mije leke, ndersa nga ana e grupit hetimor jane kryer veprimet hetimore dhe bllokuar ne cilesine e proves materiale mbetje te veshjeve te djegura. Mesohet se mes ciftit marredheniet ishin tensionuar gjate muajve te fundit dhe konfliktet kishin degjeneruar deri ne kanosje per jeten. Burime zyrtare te policise se Durresit thane se materialet per veprat penale te "shkaterrimit te prones me zjarr" dhe "kanosje", iu kaluan per ndjekje te metejshme prokurorise.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›