E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Xhindit ne mediat boterore

TIRANE - Vrasja e Fatmir Xhindit, anetar i Partise Socialiste dhe deputet i kesaj force politike ne parlamentin shqiptar prej vitesh, eshte percjelle edhe nga media te shumta nderkombetare. Agjencia e lajmeve Reuters informon ne artikujt e dates 3 maj, per kete ngjarje me titullin e shkrimit, "Persona te armatosur vrasin deputetin opozitar shqiptar perpara zgjedhjeve". Reuters vijon duke shkruar se vrasja e 49-vjecarit, mund te rrise tensionin perpara zgjedhjeve te 28 qershorit. Shqiperia eshte nje nga vendet me te varfra te Europes, shkruan me tej Reuters dhe ka perpara sfida te medha vecanerisht persa i perket anetaresimit ne Bashkimin Europian. Xhindi eshte ligjvenesi i dyte qe vritet ne Shqiperi qe nga renia e komunizmit, sakteson Reuters ne artikull. Zeri i Amerikes, nje tjeter agjenci prestigjioze e lajmeve duke ndjekur ne vazhdimesi zhvillimin e kesaj ngjarjeje, tregon ne detaje historine. "Autoritetet ne Shqiperi njoftojne se nje deputet i Partise Socialiste te opozites eshte vrare mbremjen e se shtunes me arme zjarri ne oborrin e shtepise se tij. Sipas policise, deputeti 49-vjecar Fatmir Xhindi eshte vrare ne qytetin e Roskovecit nga persona te panjohur. Policia tha se sipas deklaratave paraprake te familjareve te tij, deputeti Xhindi sapo ishte kthyer nga puna ne pronat e tij private ne zonen e Kurjanit, shkruan Zeri i Amerikes. Kjo ngjarje e cilesuar si shume e rende nga te gjithe perfaqesuesit e politikes shqiptare, te cilet e kane denuar ashper ate, eshte percjelle edhe ne agjencite italiane te lajmeve. ANSA shkruan se deputeti opozitar eshte qelluar me arme te tipit kallashnikov ne afersi te shtepise se tij, ne nje kohe kur na ndan nje periudhe e shkurter para zgjedhjeve. Lajmi per vrasjen e Fatmir Xhindit eshte bere i ditur edhe nga te tjera media nderkombetare, si TG Com, Associated Press, etj.

Media spanjolle dhe izraelite

Te perditshmet spanjolle, kane nenvizuar faktin, se Xhindi eshte deputeti i dyte, qe vritet pas renies se komunizmit ne Shqiperi, duke iu referuar ekzekutimit te demokratit Azem Hajdari, ne shtator te '98-es. Per "AP", ngjarja mbart kuptim, me faktin qe Xhindi u vra prane shtepise se tij, ne Roskovec. Nderkaq, me titullin "Ligjvenesi shqiptar, ekzekutohet", edhe "Jeruzalem Post", i kushton gjate dites se djeshme nje artikull, aktit kriminal te ndodhur ne Fier.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›