Ngjarja, policia rrit nivelin e gatishmerise
TIRANE - Ka qene nje nate e ngarkuar per policine ajo e vrasjes se deputetit te PS-se, duke bere qe te rritet dhe niveli gatishmerise. Me te marre njoftimin per kete ngjarje, forca te shumta policie jane nisur ne drejtim te Fierit, nderkohe qe te shumte kane qene dhe postblloqet e ngritura, jo vetem ne Fier, por dhe ne Lushnje, Berat, Vlore e deri ne Tirane. Nata duke u gdhire dita e djeshme ka qene e lodhshme per te gjithe uniformat blu te kryeqytetit, pasi ne te gjitha pikat kyce te Tiranes ishin ngritur vende te shumta kontrolli. Ne shenjester te policise kane qene kryesisht makinat qe vinin nga rrethet e kryesisht nga aksi, Fier-Lushnje-Kavaje dhe Tirane. Por dhe makinat me targa te huaja apo te rretheve jane kontrolluar imtesisht. Por postblloqe ishin ngritur dhe ne rruget kryesore te Tiranes. Ka qene nje urdher i dale nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, qe ka ngritur ne kembe te gjitha uniformat blu, me qellim kontrollin e te gjitha makinave dhe personave te dyshuar. Por kontrollet me te rrepta dhe te shumta jane bere ne akset, Fier-Vlore dhe Fier-Lushnje. Te gjitha makinat jane kontrolluar imtesisht, nderkohe qe personat e dyshuar jane verifikuar dhe me pas te lene te lire. Nderkaq qe dhe gjate dites se djeshme sherbimet e policise kane qene te perforcuara me qellim shmangien e ndonje ngjarje te rende, nga krimi duke perfituar dhe nga situata e krijuar.