Policia, 250 mije euro per "spiunin", e vrasjes se deputetit
Artan Cena
TIRANE - Jane 250 mije euro qe jane vene ne dispozicion nga policia per personat qe japin informacione te sakta per vrasjen e deputetit te Partise Socialiste, Fatmir Xhindi. Ka qene Policia e Shtetit qe ka vene ne dispozicion shumen e parave, me qellim mbledhjen e informacioneve te sakta per personat e dyshuar ne lidhje me kete ngjarje te rende. Hetimet e nisura qe ne momentin e krimit, ne oren 21:15 te dy diteve me pare nuk kane nxjerre ende ne drite emra te personave te dyshuar apo pista ne lidhje me vrasjen e deputetit. Gjate dites se djeshme ne nje konference per shtyp, zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko deklaroi se, eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes si dhe jane mbledhur e administruar provat e gjetura aty. Por duke mos pasur asnje person te dyshuar dhe piste ne lidhje me atentatin e ndodhur ne mbremje e dy diteve me pare, policia ka vendosur qe te kerkoje dhe ndihem e deshmitareve anonime qe mund te kene pare dicka nga ngjarja.
E pikerisht per kete eshte vendosur qe ruhet anonimiteti i plote i personit qe jep informacione te sakta ne lidhje me kete ngjarje te rende. Personat qe kane informacione mund te kontaktojne ne numrat e telefonit 0694103251 dhe 0694107507. Policia e Shtetit tha gjate dites se djeshme se, menjehere pas marrjes se informacioneve eshte ngritur grupi hetimor nen drejtimin e drejtuesve te Prokurorise se Krimeve te Renda, eksperteve me te mire te hetimit te krimit ne Policine e Shtetit, ekspertet te Laboratorit Shkencor, te Institutit te Mjekesise Ligjore, te strukturave te SHISH-it, etj. Deri mbremjen e djeshme nga grupi hetimor thane se, eshte bere keqyrja e hollesishme e vendit te ngjarjes, filmimi dhe fotografimi i tij. Gjithashtu eshte bere dhe fiksimi dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale, i 15 gezhojave model 56, kalibri 7.62 milimetra, sekuestrimi i kater berthamave te predhave dhe pese cope kemishave te predhave, sekuestrimi i nje pako aspirine tablete, sekuestrimi i nje qese plasmasi, ekzaminimi mjeko-ligjor i kufomes, marrja e mostrave te gjakut nga viktima dhe vendi i ngjarjes.
Policia tha se, te gjitha keto prova jane administruar menjehere nga ekspertet e Laboratorit Qendror Kriminalistik dhe Institutit te Mjekesise Ligjore, per perpunime dhe ekzaminime krahasuese te metejshme shkencore. Policia tha se, gjate oreve te nates ne cilesine e deshmitareve jane shoqeruar dhe pyetur 10 persona qe mund te kene pasur dijeni per rrethanat e kesaj ngjarjeje te rende. Gjithashtu, specialistet e policise kane hetuar dhe po hetohet hollesisht mbi aktivitetin e dites kur u vra deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi. Nderkaq qe burimet zyrtare nga policia thane se, jane duke bashkepunuar ngushtesisht me institucione te tjera te zbatimit te ligjit, per marrjen e informacioneve dhe analizimin e tyre me interes zbardhjen sa me pare te kesaj ngjarje shume te rende.
Prenc, Xholi dhe Bala ne krye te hetimeve
TIRANE - Oficere te shumte te policise, prokurore te Krimeve te Renda si dhe oficere te SHISH jane te angazhuar ne zbulimin e kesaj ngjarjeje ne Roskovec, por deri tani nuk ka asnje te dhene konkrete mbi ngjarjen e rende. Mesohet se grupi i punes kryesohet nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, Drejtori i Departamentit te Hetimit, Nikolin Bala si dhe Prokurori i Krimeve te Renda, Adnand Xholi. Policia permes njoftimeve per shtyp, gjate dites se djeshme, tha se vrasja e deputetit ndodhi rreth ores 21:15 te dy diteve me pare. Atentatoret e kane qelluar me bresheri automatiku, pasi ne vendin e ngjarjes u gjeten 15 gezhoja. 6 plumba pershkuan trupin e deputetit, duke e lene te vdekur ne vend ne oborrin e shtepise se tij.
Shperblimi, fluks telefonatash
TIRANE - Shperblimi i vene ne dispozicion nga policia, ka bere qe nje numer i madh personash te marrin ne telefon dhe te japin informacionet qe kishin. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thane se, pas dhenies se njoftimit te policise per shperblimin prej 250 mije eurosh per ate qe do te jape informacione te sakta mbi vrasjen e deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi, nje numer i madh telefonatash jane bere ne numrat e vene ne dispozicion nga uniformat blu. Burime zyrtare nga uniformat blu deklaruan se, telefonatat do te mbahen sekrete, pavaresisht nese kane dhene informacion te sakte apo jo. Burimet thane se, nga informacionet qe po mblidhen me ane te telefonatave shpresohet se do te arrihet nje rezultat.