E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dronët ukrainas synojnë Moskën, ndërsa presidenti kinez Xi pritet të vizitojë Rusinë

Rusia thotë se Ukraina kreu një sulm me dronë gjatë natës së kaluar në shënjestër të të cilit ishte kryeqyteti Moskë për të tretën ditë me radhë.

Dronët kanë shënjestruar Moskën, duke detyruar shumicën e aeroporteve të kryeqytetit rus të mbyllen disa orë përpara se Presidenti kinez Xi Jinping të fluturonte për një vizitë plot pompozitet.

Katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për ta garantuar sigurinë, por më vonë u rihapën, tha autoritetit rus i aviacionit, raporton BBC.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në rrjete sociale se të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”.

Sipas tij, një pjesë e mbetjeve ranë në njërën nga autostradat kryesore që të fusin në qytet, por nuk pati viktima në njerëz.

Ukraina nuk ka komentuar ende. Megjithatë, kryetari i qytetit Kharkiv tha se Rusia gjithashtu kreu sulme ajrore me dronë ndaj këtij vendbanimi gjatë natës së kaluar, si dhe në zonën e kryeqytetit Kiev.

Guvernatori i rajonit Odesa, Oleh Kiper, tha se një person u vra nga një sulm me dronë.

Kjo është nata e dytë rresht që Rusia raporton sulm me dronë nga Ukrainë. Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte shkatërruar 26 dronë ukrainas gjatë natës paraprake.

Xi, vendi i të cilit blen më shumë naftë dhe gaz rus se çdo vend tjetër dhe i cili i ka dhënë Moskës një litar shpëtimi ekonomik që e ka ndihmuar atë të lundrojë nëpër sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë , pritet të mbërrijë të mërkurën në mbrëmje.

Kremlini tha se tentativat e sulmeve ukrainase ndaj Moskës treguan tendencën e Kievit për të kryer “akte terrorizmi” dhe se shërbimet e inteligjencës dhe ushtria ruse po bënin gjithçka që ishte e nevojshme për të siguruar sigurinë e përkujtimeve të përvjetorit të ardhshëm.

Xi është udhëheqësi më i fuqishëm botëror që pritet të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës të premten për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste.

“Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e zyrtarëve të huaj që planifikojnë të marrin pjesë në paradën e Ditës së Fitores së Rusisë në Moskë të premten’, tha Volodymyr Zelenskyy.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, aleati i ngushtë i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, ka lëshuar kërcënime të reja kundër Kievit në rast se Ukraina sulmon Moskën më 9 maj.

Ai tha të shtunën se askush nuk mund të garantojë se kryeqyteti ukrainas, Kievi, do të mbijetojë deri më 10 maj nëse Ukraina do të sulmojë Moskën gjatë festimeve të fitores në Luftën e Dytë Botërore më 9 maj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›