Prapaskena e Makelele: Terri na humbi finalen e Champions-it në 2008!

Edhe pse kanë kalaur shumë vite njëri prej protagonistëve të Çelsit në finalen e madhe të Champions-it të humbur në Moskë përballë Junajtid ende kujton me mëri vendimin që mori Xhon Terri, i cili ishte autori i penalltisë së humbur.
“Ne kishim vendosur para ndeshjes se si do të godisnim penalltitë, por Terri në momemtin e fundit kërkonte lavdinë personale dhe mori ndryshoi këtë renditje. Mbaj mend se penalltinë e fundit duhet ta ekzekutonte Solomon Kalu, por ne ndryshuam mendje dhe për këtë motiv them se u ndëshkuam duke humbur trofeun. Futbolli është shumë i ashpër dhe nëse nuk bën gjërat siç duhet të ndëshkon”, tha Klod Makele.