E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekuencimi gjenomik i viruseve/ ISHP nis në tetor zbulimin e varianteve të COVID-19

Nënvariantet e “Omicron”-it që po qarkullojnë në vendin tonë ende nuk kanë një emër zyrtar nga ISHP-ja nëse janë EG.5 ose “Eris” apo BA.2.86, që njihet ndryshe si “Pirolla”. Këto aktualisht po dominojnë infektimet në më shumë se 43 vende të botës.

Ekspertët e ISHP-së thonë se Shqipëria do të fillojë për herë të parë të zbulojë vetë llojin e këtyre varianteve pa pritur më përgjigjet nga laboratori i referencës në Gjermani përmes sekuencimit gjenomik.

“Në ISHP ka ardhur aparatura, e cila bën sekuencimin. Stafi është trajnuar. Besoj brenda muajit tetor, se tashmë këtë muaj rastet po rriten dhe laboratori do bëjë sekuencimin se çfarë lloj virusi qarkullon,” thonë ekspertët.

Varientet e reja të COVID-it sipas ekspertëve do të vijojnë të pësojnë ndryshime, por ajo që mbetet e rëndësishme është se simptomat do të vijnë duke u zbutur.

“Virusi, si nga natyra që ka, do të krijojë variante të reja ngjitëse, por me simptoma më të lehta,” sipas mjekes.

Sekuencimi gjenomik i viruseve do të ngrejë në një nivel më të lartë ekspertizën e Institutit të Shëndetit Publik dhe do t’i shërbejë rritjes së surevjancës epidemiologjike në kohë reale.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›