Dru vjehrres, pas dehjes me raki
Gramsh- Keqtrajtoi vjehrren dhe me pas i permbysi gjithcka ne shtepi, kapet pas 10 dite kerkimesh nga policia. Arjan Mandi 28-vjec, nga Korca, akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe demtuar banesen e Hatemije B., ne daten 22 korrik te ketij viti, ndersa kishte shkuar si mik, se bashku me gruan. Por ne pije e siper ai eshte dehur me raki dhe debatet ne familje, kane degjeneruar deri ne sherr. Tashme i dyshuari duhet te shlyeje demin prej 50 mije lekesh dhe te vihet nen hetim, per demtime fizike.
Burime zyrtare te policise vendore ne Gramsh, bene me dije dje se kapen te dyshuarin si dhunues i vjehrres se tij. Sherbimet e policise se komisariatit arriten te arrestonin Arjan Mandin, 28 vjec, me banim ne Libonik te Korces, ne banesen e tij ku dhe fshihej. "Ndaj tij eshte ngritur akuza e dhunimit te baneses dhe shkaterrimit te prones", njoftuan burimet per gazeten "KJ".
Mesohet se incidenti ka ndodhur ne familjen e Hatemi B., me 22 korrik, kur dhendri ka shkuar si mik. Shtepia e 68-vjecares, ndodhej ne lagjen "Holta" te Gramshit dhe pas nje grindje banale ne gjendje te dehur, 28-vjecari nuk eshte menduar dy here, por ka thyer e shkaterruar te gjitha pajisjet shtepiake.
E shokuar nga veprimi i dhendrit te saj, vjehrra e moshuar ka kryer kallezim penal ne komisariat, menjehere pas largimit te 28-vjecarit nga shtepia. Ajo ka deshmuar se ai e kishte kercenuar me jete, goditur fizikisht dhe paralajmeruar, se do ta sulmonte serish. Pas dy jave kerkimesh, policia ka mundur te identifikoje dhe te kape Arjan Mandin, qe eshte izoluar ne paraburgimin e Komisariatit te Gramshit. Burime zyrtare sqaruan se i dyshuari per dy akuza, do te duhet t'i ktheje vjehrres, minimalisht 50 mije leke per demin e shkaktuar nga shkaterrimi i elektro-shtepiakeve dhe orendive. I dyshuari ka pretenduar se nuk mbante mend asgje per ate qe kishte ndodhur dhe se akuzat e ngritura, nuk ishin te verteta.
F. Salliu