Maskat grabisin "Western Union"
Fushe-Arres- Nuk ka zgjatur me shume se 120 minuta, arratia e dy adoleshenteve te cilet grabiten te armatosur dhe te maskuar, filialin e transferimit te lekeve "Western Union" ne Fushe-Arres te rrethit Puke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00 te mengjesit te djeshem, kur salla operative eshte njoftuar per kryerjen e plackitjes dhe marrjen me force nga arka, duke kercenuar punonjesen, te 100 eurove. Policia arriti qe te identifikonte dhe me pas ndalonte dy te dyshuarit, nje prej te cileve i mitur. Burime zyrtare thane se ne pranga u vune Lulezim Kolgjokaj, 19-vjec dhe Mikel N., 17-vjec, te dy banues ne Fushe-Arres. Gjate kontrollit fizik, u be edhe zbulimi i parave dhe mjeteve te perdorura per grabitje, dy thikave dhe po kaq maska.
Punonjesja e filialit te transfertave ne Fushe-Arres, i tha grupit hetimor pas ngjarjes se dy te rinj me trupa mesatare, te maskuar, kishin hyre brenda ambienteve te maskuar me corape te zeza ne koke dhe te pajisur me thika ne dore. "Me kercenuan me jete, duke me paralajmeruar te mos beja ze dhe t'u jepja cfare kisha ne arke", ka deshmuar punonjesja. Nje prej te rinjve ka bere roje tek dera, kurse tjetri ka marre 100 euro dhe me pas jane larguar. Policia tha se filiali gjendet ne nje zone jo shume te frekuentuar nga njerezit, me gjithe orarin kur ndodhi krimi. Pas grabitjes, dy te dyshuarit Lulezim Kolgjokaj dhe Mikel N., jane arratisur nepermjet rrugicave duke hequr maskat nga koka. Megjithese punonjesja eshte munduar t'i kundershtoje, agresiviteti i adoleshenteve e ka detyruar qe t'u jape nje pjese te parave ne valute.
"Menjehere ne vendngjarje, kane mberritur forcat e Komisariatit te Policise Puke dhe efektivet nga Drejtoria e Shkodres, te cilet kane kryer veprimet e para hetimore e procedurale", njoftoi dje zedhenesja e kesaj policie. Brenda pak minutave eshte bere identifikimi i te dyshuarve dhe pas dy oresh, kapja e tyre. Ne momentin e ndalimit Kolgjokajt dhe te miturit, iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, sendet e perdorura per kryerjen e grabitjes. "Arma thike, maskat dhe parate e grabitura, jane ne dispozicion te grupit hetimor", njoftoi policia vendore.
R. Ll.