E Diel, 1 Nëntor 2026

U flijua ne kasolle, shuhet 14-vjecari

Fushe-Kruje- Femija qe tentoi flijimin me ane te nje litari ne kasollen e bagetive dy jave me pare, ka nderruar jete si pasoje e gjendjes se komes ku ra, prej momentit te ngjarjes. G. Lloti u shua dy dite me pare ne Spitalin Ushtarak, ku ishte shtruar qe prej dites kur u vetevar. Familjaret kane terhequr trupin e 14-vjecarit, per te kryer nderimet e fundit, kurse policia tha se po kryhen hetimet per ngjarjen e ndodhur ne fshatin Bubq te Gushe-Krujes. Lloti ishte shtruar ne Spitalin Ushtarak, qe prej dates 20 korrik te ketij viti. Ndersa kishte punuar ne are me prinderit e tij, gjate rruges se kthimit, i merzitur, 14-vjecari ka shkuar ne kasollen e bagetive. Ne fshehtesi ai eshte varur ne nje litar qe ka gjetur aty. Babai i te miturit e ka diktuar ne momentet e fundit, duke e derguar djalin menjehere ne spital per ndihme mjekesore. Megjithese nderhyrja ka qene e menjehershme, bluzat e bardha nuk munden ta nxirrnin dot femijen nga gjendja e komes. Policia e Fushe-Krujes nisi hetimet per ngjarjen e ndodhur duke hedhur dyshime ne pisten e merzitjes se 14-vjecarit, per rrethana ende te paqarta. Prinderit i thane grupit hetimor, se nuk e kane kuptuar veprimin ekstrem te djalit te tyre.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›