E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbolli gjashte rrenje hashashi ne bahce, nen hetim 70-vjecarja

Pogradec- Grate vuajne pasojat e bemave te burrave te shtepise. Nje 70-vjecare nga fshati Geshtenjas i rrethit te Pogradecit, do te ndiqet penalisht per kultivim te bimeve narkotike. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se gjate kontrollit te ushtruar ne shtepine e Lirie Capos, ne bahce u gjenden te mbjella 6 rrenje kanabis sativa. Agjentet e Antidroges kishin siguruar informacionin se ne oborrin e shtepise se 70-vjecares, kishte te mbjelle bime narkotike. Dhe ashtu sic edhe pritej, ne pjesen e pasme te shtepise se Capos, u gjend sasia prej 6 rrenje te mbjella. Nga ana e policise u krye asgjesimi i tyre, ndersa e moshuara u more ne polici, per te dhene sqarime. Burime te policise, bejne te ditur se 70- vjecarja, pasi iu moren deklarimet e duhura, per arsye te moshes se thyer u la per t'u ndjekur penalisht ne gjendje te lire. Policia sqaroi se gruaja jetonte e vetme, pasi femijet e saj ishin emigrante. Nderkohe nuk dihet nese ata jane te implikuar, por sipas zyrtareve te policise, marrja e pergjegjesise ligjore nga te moshuarit per te shpetuar femijet, tashme eshte nje praktike e njohur. Keshtu qe hetimet do te vazhdojne edhe me tej per kete ngjarje, me qellim zbardhjen e plote te saj. E moshuara ka pretenduar se keto bime, kishin mbire vete ne bahce dhe se ajo nuk e njihte bimen, por fakti se ne banese nuk kishte familjare te tjere, ka mjaftuar qe Capo te ndiqet penalisht ne gjendje te lire.

Precedenti

Rasti i 70-vjecares, Feride Bako, eshte me i bujshmi nder te moshuarat e arrestuara, te denuara per kultivim hashashi dhe qe ka vuajtur 5 vjet burg. E njohur ndryshe dhe si "Nene Ferideja", ajo fitoi lirine pas nje debati qe zgjati disa muaj, ndersa kreu i opozites Edi Rama, kerkoi lirimin e saj per shkak te moshes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›