Hajdutet, gjejne "parajsen" ne plazh
Durres- Hajdutet gjejne parajsen ne bregdetin e Durresit. Tre shtepi ne plazh dhe dy makina, jane vjedhur brenda 24 oreve te fundit, duke vene ne alarm edhe policine vendore. Ne nje rast blute kane ndaluar te dyshuarin ne flagrance, teksa vidhte 500 euro, kurse ne dy te tjeret nuk eshte bere i mundur identifikimi. Vetem gjate muajit korrik te ketij viti ne Durres jane denoncuar 37 raste te vjedhjeve te ndryshme ne zonen e plazhit dhe jane kapur 10 te dyshuar.
Vjedhjet
Ngjarja e pare eshte raportuar dy dite me pare, nga lagjja nr. 14 e Durresit, kur Llazar N., ka bere kallezim per vjedhjen e baneses ku jane marre 1mije euro dhe 35 mije leke. Grupi hetimor ka marre gjurmet e mundshme ne banese dhe po heton, per te zbuluar autoret. Pak ore me pas ka denoncuar edhe Agim R., banues ne Sukth, i cili ka konstatuar vjedhjen e baneses se tij ku persona te paidentifikuar, kane marre 300 mije leke. Burime zyrtare thane se ngjarja e trete ka qene vjedhja e nje makine tip "Benz", me targa BZ1494A, prone e Bukurosh K., ne lagjen nr. 13, tek "Shkembi i Kavajes", te cilen e kishte parkuar poshte pallatit ku po kalonte pushimet. Po kete dite ka denoncuar edhe avokati Mehmet K., per vjedhjen e nje cante me dokumente ne makine dhe tentativen e vjedhjes se kesaj te fundit, por te dyshuarve iu ishte thyer celesi i kuadrit. Duke u zbardhur dita e djeshme Policia e Durresit, ndaloi te dyshuarin Florian Murati, 20 vjec, i denuar 3 here per kete veper, nga Spitalla. Ai akuzohet se ne lagjen nr. 13 Plazh, ka vjedhur 500 euro ne automjetin e nje kosovari.
Masat
Policia e Durresit deklaroi se ka kerkuar ndihmen e te gjithe komisariateve per te evidentuar hajdutet shetites. Nderkohe qe prej javes se pare te muajit korrik jane evidentuar 37 vepra penale te ndara ne vjedhje banese, automjeti, cantash dhe xhepash apo vjedhje lokali. Agjentet kane mundur te kapin 10 persona te dyshuar per keto krime dhe ndiqen ne gjendje te lire 5 persona, kryesisht te mitur, si dhe jane shpallur ne kerkim nje person. Forca zbuluese sipas njoftimit zyrtar te policise vendore mbetet 48 per qind, kurse dukuria ka rene ne 65 per qind ne krahasim me vitet e kaluara.
Rasti I
7 korrik 2009, eshte arrestuar Geraldo Zeneli, 18 vjec, banues ne Tirane. I dyshuar per vjedhjen me thyerje te nje lokali ne lagjen nr. 17 Durres, ku ka marre shumen 10 mije leke. Me 4 korrik 2009, Geraldo Zeneli dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin "Al-Grafika-Kancelari", mall me vlere 400 mije leke, kurse dy dite me pas, ne lokalin "Super Market", ne lagjen 13 Plazh, ka marre 10 mije leke. Vjedhja e katert e tij dyshohet se eshte bere ne nje lokal ne lagjen 13, ku ka marre nje shume te madhe parash, por aty eshte kapur.
Rasti II
3 korrik 2009, eshte arrestuar Armando Ndreu, 19 vjec, banues ne Shkoder. Dyshohet se ne bashkepunim me nje tjeter person kane vjedhur ne lagjen 18 Durres automjetin tip "Fiat Punto", me targe DR0640E.
Rasti III
3 korrik 2009, eshte arrestuar Ritvan Keqi, 25 vjec, banues ne Fushe Kuqe, Kurbin. I dyshuari eshte kapur ne flagrance ne lagjen 13, duke vjedhur autoveturen me targe TR5412D.
Rasti IV
23 korrik 2009, arrestohet Ylber Tafa, 24-vjec, banues ne Lekaj te Kavajes. Dyshohet per disa vjedhje ne zonen e Plazhit, nje banese ne sektorin "Iliria", ka vjedhur bizhuteri floriri, aparat fotografik. Ne lagjen 13, ka marre nje sasi eurosh, bizhuteri dhe sende te tjera ne banesen e nje kosovari dhe po ne kete lagje ka vjedhur ne nje tjeter banese 15 mije leke dhe bizhuteri.