Drucas: Emri i ri të dallojë nga rajoni i Maqedonisë
ATHINE- Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Drucas deklaroi se emri i fqinjitt verior patjetër duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm dhe të ketë përmbajtje gjeografike, e cila do ta dallojë si pjesë të veçantë nga rajoni i gjërë i Maqedonisë.
Deklarata u bë në një intervistë për gazetën gjermane “Zidojçe Cajtung”. Sipas tij, shumë evropianë nuk e kuptojnë pozicionin grek dhe vlerësojnë se Athina kontestin e emrit po e shfrytëzon për të bllokuar procesin integrues të FYROM.
“Qeveria e re greke është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje për problemin, pasi që edhe po dëshiron kontakte direkte me Shkupin. Për fat të keq, Qeveria e Maqedonisë gjatë viteve të fundit po krijon një pasqyrë të keqe për Greqinë”, ka theksuar zëvendës-shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas.
Ai ka shtuar se Athina i bën me dije popullit fqinj të Maqedonisë se Greqia nuk është armiku i tyre, por mund të shndërrohet një mbështetës të vërtetë të perspektivave të tyre evropiane.
Mediat greke kanë bërë të ditur se opsioni më i pranueshëm për zgjidhjen e kontestit të emrit duhet të jetë propozimi “Maqedonia Veriore”.
(e.n/ina/BalkanWeb)