Mitrovicë, ish punonjësit e gjykatave në protestë
MITROVICE- Dhjetëra shqiptarë, ish punonjës të gjykatave në veri të Mitrovicës, kanë filluar në mesditë një protestë simbolike, e cila po zhvillohet në anën jugore të qytetit duke kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti.
“Sot shënohet dy vjetori i largimit të atyre punëtorëve nga objektet e gjykatave në veri. Protesta ka filluar me një marshim simbolik prej qendrës së qytetit. Gjithçka është qetë deri më tani”, theksoi Hoti.
Aktualisht, në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës janë të angazhuar katër gjykatës, dy prokurorë, dy këshilltarë ligjorë të gjykatave dhe dy këshilltarë ligjorë prokurorialë, që të gjithë të mandatuar nga misioni.
(e.n/rel/BalkanWeb)