E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, polici dhunon 21 vjecarin, e parakaloi me makinë

KORCE- Parakalimi i një polici në mesnatë në qendër të qytetit të Korcës duket se i ka kushtuar rëndë një 21 vjecari nga komuniteti rom i këtij qyteti. Daniel Islami akuzon efektivin e policisë Petrika Jazinci se ky i fundit e ka marrë në orën 7 të mëngjesit në banesën e tij, duke e shoqëruar në komisariat me justifikimin për një verifikim , por që më pas e ka rrahur keq atë. Shkak, duket se është një parakalim në mesnatë , gjatë kohës që polici udhëtonte i veshur civil.

“Ndodhem në këtë gjendje se polici më goditi me pistoletë pas qafës dhe me shkelma në stomak. Mbrëmë u parakaluam me makina , ai me shau dhe doli nga makina me pistoletë, ishte i veshur civil , më pas më tha do vi nesër në mëngjes të të marr në shtëpi e të sqarohemi” tregon Islami.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i shoqatës për të drejtat e njeriut në Korcë, ku kryetari i kësaj shoqate e quajti rastin skandaloz dhe të përsëritur.
Ndërkohë , edhe pse jozyrtar reagimi i policisë së Korcës për këtë rast ka qenë se po hetohet dhe nëse rezulton që vërtet ka patur ushtrim të dhunës nga ana e policit mbi 21 vjecarin, ndaj tij do të merren masa.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›