Fulham, optimist për Hughesin

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 19:50
Fulham pret që Mark Hughes të mbetet në drejtim të ekipit për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve rreth largimit të tij në fund të këtij edicioni.
Një numër i rivalëve të Fulhamit nga Premierliga, spekulohet se janë të interesuar për Hughesin, mirëpo klubi nga Craven Cottage është optimist rreth qëndrimit të tij.
“Mark ka bërë të qartë se është i lumtur këtu dhe dëshiron të mbetet me ne edhe sezonin e ardhshëm. Jemi të sigurt se ai nuk do të largohet”, tha një zëdhënës i Fulhamit për mediet angleze.