E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua edhe tri blerje për Flamurtarin



Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, nuk njeh kufij përsa i përket merkatos. Edhe pse tashmë ka kompletuar pothuajse gjithë ekipin, kreu i pankinës kërkon ende përforcime, për ta shndërruar skuadrën pretendente reale në sezonin e ri. “Janë disa reparte që kanë nevojë patjetër për lojtarë zëvendësues, që mund të dublojnë në çdo moment titullarët. Kampionati është shumë i gjatë dhe si rrjedhojë, jo të gjithë lojtarët titullarë mund t’i suportojnë ngarkesat. Prandaj, për të arritur edhe objektivat dhe për të konkurruar denjësisht në Kampionat, na duhen edhe blerje të tjera”, - ka thënë Magani. Numri një i pankinës kuqezi shton se nevojiten të paktën edhe tre lojtarë për ta bërë “top” skuadrën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›