E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dua nje koncert qe te beje histori"

Eli Fara ruan ende jo vetem te njejten freski vajzerore, por edhe timbrin interesant qe ka pasur qe diten e pare qe ka dale ne skene. Ne shtator ajo pret te ngjitet ne skene me nje koncert recital qe do te mbahet mend, ndaj ka nisur pergatitjet e rastit. E mbajtur mend me se shumti me kenget "25 gersheta", "Qiraxhiu" etj., ajo thote se keto kenge edhe pse disi te vjetra ne kohe, i ka pelqyer t'i perfshije ne albumet e rinj muzikore per shkak te kerkesave te publikut. Deri tani ajo mban mbi supe 6 albume, ndersa vetem pak dite me pare ishte e ftuara speciale e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore, qe organizoi nje koncert. E pandare nga serenata, mbase edhe per shkak te Korces, vendlindjes se saj, shume te dashura per te mbeten edhe kenget foklorike e sidomos baladat. Ndersa e pyesim se a do te shkeputet ndonjehere nga kenga, ose edhe sa kohe do te kendoje ne vijim, ajo buzeqesh embel dhe thote se mendon se ka lindur duke kenduar, duke i dhene natyrshem pergjigje pyetjes sone. Sa i perket pamjes fizike tejet te kuruar, Eli Fara shprehet se nuk i kushton vetes ndonje trajtim te jashtezakonshem apo luksoz, thjesht eshte shume e kujdesshme per veten, qe te duket bukur. E megjithate, te ajo vitet duket sikur i numerojne oret, ditet, javet dhe muajt mbrapsht. "Eshte bere e tepert edhe pyetja qe ju sapo me bete. Une them qe nuk dukem e re, jam e re, edhe ne vete. Shqiptaret qe 25 vjec te quajne grua. Duhet te presim qe te shkoj 50 ose 55 vjece qe te me thone sa e re dukesh. Ne moshen time duhet te dukesh mire, nuk jane vite qe te plakin", thote ajo ne nje interviste per "KJ".

Ju sapo moret pjese ne nje koncert te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore. Si u ndjete?

Besoj se ishte bukur, ishte nje emocion ndryshe pas shume vitesh, kjo ngaqe ne jemi mesuar ne ambiente te tjera. Perfundimisht, edhe vete e ndjeva pasi mbaroi koncerti, qe te dhuron me te vertete emocione te vecanta skena e Teatrit te Operes dhe Baletit.

Thuhet se se bashku me Ansamblin do te keni nje bashkepunim gjate periudhes ne vijim? Eshte e vertete kjo?

Do kemi nje bashkepunim, eshte e vertete. E kam pritur mire, e kam menduar ne fakt si mund te funksionoje. Por duke pare qe eshte goxha institucion, me seriozitet ne pune, ka profesioniste dhe krijon gjera te verteta, ishte mire te jem pjese e ketij stafi. Besoj se daljet e mia do te jene keshtu edhe me te shpeshta per publikun.

Qarkullon gjithashtu fjala se do te keni nje koncert recital ne shtator, mjaft te madh. Mund te na thoni dicka me teper?

Mendoj ta kem ne shtator, ne bashkepunim me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore kemi nje project, ndaj mendojme te nisim provat nga shtatori. Eshte ne fakt, sikurse e thate edhe ju, nje projekt shume i madh, sepse une dua qe nje gje ose ta bej, ose te mos e bej fare. Nese nuk bindem qe deri ne fund te gjitha gjerat jane realizuar mire, nuk e bej. Per kete kam ngurruar te bej koncerte. Nuk eshte puna te besh nje koncert te Pallatin e Kongreseve, me kenge moderne etj. Une kam per hir te se vertetes nje repertor te pafund dhe mund ta kisha bere kete, por me pelqejne gjerat qe bejne histori.

Me cfare po merreni aktualisht, cilat jane impenjimet profesionale te momentin?

Tani eshte vere, sigurisht qe kur kemi ftesa me emigracionin shkojme. Do bej nje klip nga nje kenge e albumit tim te fundit. Titullohet "Cigania", eshte nje kenge shume e bukur, meqe eshte vere, feste, vijne turiste, ka goxha atmosfere. Edhe veshja do te jete afer ciganes. (qesh).

Kendoni shpesh jashte vendin. Si jane emocionet qe ju dhurojne emigrantet, ne raport me ndjesite qe keni Brenda Shqiperise?

Ne e ndjejme edhe vete qe kur del jashte behesh me patriotik se c'mund te jesh kur je ketu. Ne kete menyre, emocioni i patriotizmit neper koncerte, ndersa emigranet jam te malluar dhe takohen me njeri-tjetrin, eshte i bukur pasi krijohet nje atmosfere e vecante.

Jeni vene perballe alternatives per te anuluar ftesa per te kenduar, per shkak te axhendes se ngjeshur?

Puna ka ne fakt goxha lodhje. Refuzim nuk e di, nese datat jane te shtyra, pritet per nje kohe tjeter, pasi ka organizim. Eshte pak e lodhshme, madje kur vij nga fundjava jam totalisht e bllokuar.

C'do te thote per ju pasaporta amerikane, qe ju e zoteroni prej disa kohesh?

Do te thote nje siguri dhe nje liri te papare, te krijon nje qetesi psikologjike ne menyren e te levizurit dhe te jetuarit. Kjo eshte ne thelb ajo qe permban kjo pasaporte.

Keni menduar se ku do t'i kaloni pushimet kete vit

Them vetem se kam ndermend, por nuk bej plane per pushimet. Jam si te me shkrepet ne koke, psh., shkoj ne nje ishull rri 3 dite dhe vij prape, sepse kaq kohe kam ne dispozicion.

Ju shohim me ne forme dhe me tear se kurre, si ia beni t'i fshihni vitet?

Nuk e di, ka vite qe kjo pyetjet me eshte bere refren dhe mendoj se deri diku edhe e tepert. Une them qe nuk dukem e re, jam e re, edhe ne vite. Shqiptaret qe 25 vjec te quajne grua, sikur duan te te plakin me zor. Duhet te presim qe te shkoj 50 ose 55 vjece qe te me thone sa e re dukesh. Mendoj se ne moshen time duhet te dukesh mire, nuk jane vitet qe te plakin. Per me teper, keto vite femrat shqiptare i kushtojne jashtezakonisht rendesi lukut dhe kjo gje eshte per t'u theksuar. Une personalisht nuk jam natyre qe shkoj salloneve te bukurise, qe gjuaj ata me luksozet dhe te shtrenjtit, nuk kam kohe dhe as nerva per kete. Merrem vete me kujdesin ndaj vetes.

Ju keni nje vajze qe nuk ka ecur ne gjurmet tuaja sa i perket profesionit? Ajo eshte ne prag te mbarimit te studimeve te larta per Juridik, apo jo?

Po, vajza ime ka edhe nje vit shkolle, studion per Juridik. Shpresoj te kete fat, te jete e sigurt, te behet nje avokate e mire dhe te jete e lumtur. Uroj vertet te kete nje pune me te mire, sepse kjo puna ime eshte shume stresante, gati-gati i kam zili ato femra qe shkojne ne pune ne oren 08:00 te mengjesit, pasdite mbarojne punen, kane kohe te organizojne jeten dhe eshte vertete shume bukur.

Nderkohe, sa e lidhur jeni ju me vendlindjen? Sa shpesh shkoni ne Korce?

Shkoj here pas here, sa kam mundesi sigurisht. Atje kam prinderit, te cilet vijne edhe ata ketu, pasi kane nevoje per perkujdesje. Shoqerine qe kam pasur atje e kam jashte vendit, por prape qyteti me ben te ndjehem shume mire, ka nje atmosfere te vecante, ndjehem mire kur shkoj dhe jam e fresket sa here qe vij prej andej.

C'mund te thoni per muziken shqiptare, a po modelohen shijet e publikut kah muzikes se vertete dhe a eshte muzika nen kercenimin e komercalizmit?

Po, muzika eshte ne veshtiresi, sepse ketu kush mundet po behet kengetar dhe ka nje lloj trajtimi te cuditshem muzika. Pavaresisht kesaj, ato qe jane vlera te verteta besoj se mbeten. Ne te gjithe boten funksionon komercializmi, edhe ne vendet me te zhvilluara. Muzika e vertete eshte, folklorin e kemi te pafund dhe ne brezin tim ka kengetare shume te mire qe e interpretojne, qe nga Bujar Qamili, Merita Halili etj. Pra, muzika e vertete asnjehere nuk humbet.

Ne krijimtarine tuaj keni ndonje kenge te cilen ju e veconi?

Ne fakt une te gjitha kenget qe kam kenduar i kam per zemer, por do te vecoja kenget "25 gersheta" dhe "Qiraxhiu i Grebenese" qe mbeten mjaft te kerkuara edhe nga publiku. "Qeraxhiu i Grebenese" eshte nje kenge shume e bukur, pasi eshte si nje histori, si nje film, prandaj per mua kjo kenge mbetet nje perle e repertorit tim popullor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›