Prishen pazaret, peng lazaratasi
Tepelene- Lazaratasi merret peng nga tre persona pas prishjes se pazareve te droges, nje trafik i mundshem hashash-para, dhe mbahet per gjashte ore ne nje banese ne Luftinje te Tepelenes. Policia e Gjirokastres mori denoncimin nga i demtuari S. C., i denuar nje here me pare per vjedhje me arme, por ky kallezim eshte bere nje dite me vonese sipas bluve. Per kete shkak iu vune pranga denoncuesit nga Lazarati, per "moskallezim krimi", pasi dhe deshmia ka qene kontradiktore, ndersa u kap nje prej pengmarresve te dyshuar, 29-vjecarit Sali Vila, banues ne fshatin Cepune te Gjirokastres. Ne kerkim jane shpallur per vepren penale te "heqjes se lirise se tjetrit" edhe Kastriot Dida, banues ne Tepelene dhe kunati i tij Pellumb Caushi, banues ne Permet. Hetime po kryhen edhe rreth dyshimeve per "trafik droge te mbetur ne tentative".
Pengmarrja
Sipas skemes se ndertuar nga grupi hetimor pas perfundimit te operacionit, mesohet se me daten 20 qershor 2009, rreth ores 20:30, Kastriot Dida, ne bashkepunim me Pellumb Caushin dhe Sali Vilen, dyshohen se kane marre me force ne qytetin e Gjirokastres me automjetin tip "Mitsubishi", me targa TR 0609 F, Lazaratasin S. C, 26 vjec. Dyshohet se tre personat e kane mbajtur nga mbremja deri ne mengjes, ne nje banese ne fshatin Luftinje te rrethit Tepelene dhe me pas e kane lene te lire. Burime nga grupi hetimor thane se i riu eshte marre ne zonen e Gjirokastres, pas nje takimi qe eshte lene mes tyre, per shkembimin e mallit dhe parave. Nga veprimet e kryera nga organet e hetimit rezulton se motivet e kesaj ngjarje kane qene prishja e pazareve ne trafikun e lendeve narkotike, midis autoreve te dyshuar dhe te demtuarit, pasi pengu iu kishte premtuar atyre t'u jepte nje sasi droge hashash, pesha e papercaktuar, kundrejt nje shume te hollash, gje te cilen nuk e kishte bere me pas.
Operacioni
Por gjate operacionit te kryer, uniformat blu shoqeruan denoncuesin qe ishte liruar nga agresoret oret e mengjesit, kurse kallezimi u be rreth mesdites se diel. Kerkimet kane vijuar deri ne oret e para te mengjesit te djeshem, ku eshte mundesuar kapja e te dyshuarit Sali Vila 29 vjec, dhe u shpallen ne kerkim Kastriot Dida dhe Pellumb Caushi, qe nuk u gjenden ne banesa. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ", se gjate marrjes ne pyetje i demtuari S. C., ka deshmuar te dhena kontradiktore, duke servirur si shkak prishjen e pazarit per trafikun e hashashit. "Per kete shkak u ndalua edhe 26 vjecari S. C., per "moskallezim krimi", pasi eshte bere nje dite me vonese denoncimi dhe deshmia eshte dyshuese", thane zyrtare te policise se Gjirokastres. Sipas burimeve policore, gjate marrjes ne pyetje, vete pengu ka dhene variante dhe fakte kontradiktore, ne lidhje me ngjarjen. Ai ka qene i denuar edhe me pare per vepren penale te "vjedhjes me arme", cka ka rritur dyshimet e hetuesve, tek vertetesia e ngjarjes.
Pengmarrja, dy kuneterit organizatore ne kerkim
Per zbardhjen e ngjarjes Policia e Gjirokastres, ka shpallur ne kerkim edhe dy persona te tjere te cilet dyshohet se jane perfshire ne pengmarrje. Kastriot Dida, lindur dhe banues ne Tepelene, i cili dyshohet se eshte dhe autori kryesor i kesaj ngjarjeje, njekohesisht pronari i fuoristrades "Mitsubishi" dhe Pellumb Caushi, kunati i tij, jane shpallur ne kerkim, ndersa nuk u gjeten ne banesat e tyre pas kontrolleve te ushtruara. "Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per veprime te metejshme hetimore", thane burimet zyrtare, qe konfirmuan si motiv prishjen e pazareve te droges.