Fushata, Rama: Statusi i ligjor i Tiranës, prioritet
TIRANE- Kreu i PS Edi Rama ka vijuar turin e tij derë më derë për t’u dhënë personalisht qytetarëve të njësive nr 11, 7, dhe 5, planin e tij për ndryshimin e transformimin e kryeqytetit. Gjatë këtyre takimeve spontane Rama u tha qytetarëve si do të angazhohej për transformimin rrënjësor të parkut të liqenit, sistemim dhe gjelbërim të blloqeve të banimit dhe ngritjen e një shërbimi transporti në të gjithë njësinë duke përfshirë edhe rrethinat.
Në njësinë nr.7 Rama premtoi se do të përfundonte parkun e madh si dhe ndricimin publik në të gjitha rrugët e kësaj njësie bashkiake. Rama theksoi se statusi i ri ligjor i qarkut të Tiranës është një nga angazhimet e socialisteve. Në Kamëz Edi Rama është angazhuar për legalizim të të gjithë ndërtimeve duke kujtuar se Berisha dështoi në mbajtjen e premtimit
“Katër vjet më parë Berisha erdhi këtu dhe ju tha se brenda vitit të parë të qeverisjes së tij,ai do legalizonte të gjithë shtëpitë tuaja. Ku i keni legalizimet? Sali Berisha kur të vijë këtu në Kamëz e Bathore të thotë se pse nuk i bëri legalizimet në këto 4 vjet. Shtëpitë duhej të ishin legalizuar”- tha Rama
Edi Rama se bashku me kandidatët për deputetë në Kamëz ka bërë thirrje për një bashkim të ri shqiptarësh që kanë vetëm një flamur atë me ngjyrat kuq e zi.
(NEWS24/BalkanWeb)