E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, izolim si Enveri

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka krahasuar politiken e ndjekur nga Kryeministri Berisha dhe politiken 18-vjecare, me periudhen e 50 viteve te regjimit komunist se Enver Hoxhes. "Politika e re e izolimit te zbatuar nga qeveria Berisha dhe politika 18-vjecare eshte thuajse e njejte me ate politike izolacioniste te sistemit komunist qe ndau per 50 vite familjet nga te dashurit e vet qe ndodheshin ne emigracion ne shtetet e perendimit dhe qe u persekutuan", kritikoi kundershtarin e tij politik, nga mitingu elektoral i zhvilluar mbreme ne Durres, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Duke vijuar me tej, ai tha se edhe sot pas 18 viteve, familjet jane te ndara me dyshe, jo me nga komunizmi por nga politika e vjeter qe eshte e paafte qe te heqe kufijte me Evropen. Ai theksoi para qytetareve durrsake, se u bene 18 vite qe flitet nga politika e vjeter dhe Berisha per heqje vizash, por edhe tani familjet shqiptare jane te ndara dhe Shqiperia ka ngelur jashte programit Evropian te liberalizimit te vizave. Ne nje kohe, ku sipas tij, po futen Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Kryesocialisti fajesoi se shkak i izolimit te ri, eshte familja kryeministrore qe kerkon te beje biznese familjare. "Per kete, une s'ju premtoj, por angazhohem solemnisht para jush se vitin e ardhshem, per familjet e ndara prej 18 vitesh dhe per te gjithe qytetaret, nuk do te kete me kufij me Evropen", u zotua Edi Rama. Sipas tij, 28 Qershori do te jete dita per tu bashkuar te gjithe qytetaret dhe qytetaret per endrren e Shqiperise zonje. Sebashku me kryesocialistin, ne tribunen e improvizuar ne nje pozicion tjeter te sheshit qendror te qytetit, nga ato tradicionalet, kane ngjitur shkallet edhe te 13 kandidatet per deputet te Partise Socialiste. Lideri te selise roze, sqaroi programin qeverises te partise qe drejton dhe garantoi se fitorja e 28 qershorit ishte e sigurt dhe se kjo fitore u perkiste te gjitha elektorateve pasi do te fitohej kjo beteje per te ndertuar nje Shqiperi te re. "Ne do ta fitojme kete beteje, sepse Shqiperia nuk mund te humbase, se nuk mund te lejojme qe te humbasin qytetaret dhe te fitojne ata qe nuk kane humbur kurre ndonjehere, pushtetaret", iu drejtua qytetareve lideri i socialisteve. Ai tha se beteja e 28 qershorit eshte beteja e atyre qe s'kane libra, eshte beteja e atyre te rinjve e te rejave qe s'kane liri, eshte beteja e familjeve qe jetojne ne varferi, eshte beteja e Shqiptareve dhe e Shqiptareve te bashkuar socialiste dhe demokrate, per te hyre ne nje shoqeri te re, per te ndertuar nje Shqiperi te re. Gjate mitingut te mbajtur ne qytetin e Durresit, Rama premtoi se qeveria e ardhshme socialiste nuk do te lejoje qe te ndertohen TEC-e rrangalle qe nuk do t'i pranonte edhe Evropa. Pasi, sipas tij, shendeti i femijeve shqiptare eshte po aq te rendesishme sa edhe shendeti i femijeve Evropiane. "Fabrikat qe mbyllen ne Evrope, nuk do te lejojme qe te hapen ketu, sepse ne jemi pjese e Evropes dhe ajo industri qe do te ngrihet do te kete te gjitha parametrat bashkekohore evropiane, sepse ne jemi pjese e Evropes dhe ne asnje rast nuk do te lejojme ndertime jashte cilesise Evropiane", shprehu zotimin e tij, kandidatin per postin e kryeministrit, Edi Rama.

D.Dedej/E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›