Dua një profesion që të më japë para

Gjimnaziste ne Tirane
Entela Resuli
Për të mirë ose për të keq, pothuajse gjysma e jetës së njeriut kalon në vendin e punës. Kështu që padyshim rruga drejt lumturisë kalon edhe përmes zgjedhjes së profesionit të përshtatshëm. Disa fëmijë e kanë të qartë çfarë do të bëhen, që kur janë ente të vegjël. Mirëpo, ka të tillë, të cilët, për një kohë të gjatë trullosen të hutuar çfarë të zgjedhin për profesion. Jo rrallë ata njerëz mbeten të pakënaqur për tërë jetën. Ëndrrat në zgjedhjen e profesionit nuk janë gjithçka. Psikologët janë kategorikë, se zgjedhja duhet të jetë në përputhje edhe me veçoritë individuale. Shpesh herë në ato çaste prindërit ndërhyjnë në jetën e fëmijëve, por nuk mund të thuhet, se ata janë këshilltarët më të mirë. Një gabim bëjnë ata prindër, që dëshirojnë tu imponojnë fëmijëve vullnetin e tyre të prirë nga ambicione të parealizuara. Mirëpo ka një kategori të rinjsh dhe të rejash, që zgjedhin një profesion, në të cilin mund të kombinojnë krijimtarinë me pragmatizmin.
Kemi bërë një vëzhgim në shkollat e mesme të Tiranës për të kuptuar më shumë se cilat janë preferencat e gjimnazistëve për profesionet e tyre. Në kontaktin e parë me maturantët e shkollës Petro Nini ajo që të bie në sy është se janë më gjakftohtë dhe nuk gjykojnë në bazë të pasionit, por mbi të gjitha duan një profesion që tiu sjellë të ardhura. Ky është kushti i parë. Dhe janë të shumtë ata që duan të ndjekin traditën familjare, të bëhen mjekë ashtu si mami edhe babi, apo farmacistë në mënyrë që të trashëgojnë biznesin e prindërve. Ata që gjenden në këtë pikë në një farë mënyrë e kanë të ardhmen e garantuar për sa i përket profesionit pasi, gjysmën e punës e kanë gati, u duhet vetëm të shkollohen.
Armela Nuhiia, nxënëse në vitin e tretë në shkollën “Petro Nini” e ka ndarë mendjen. Ajo do të vazhdojë për Ekonomi-Biznes dhe i ka bërë llogaritë mirë, për të mos gabuar në bazë të programit meritë-preferencë. Tregon se e ka zgjedhur këtë degë pasi, për këtë profesion tregu i punës është më i gjerë. Pra e thënë ndryshe, për personat që kanë një diplomë të tillë ka shumë mundësi punësimi, ndërkohë fakt është se Nuhija, është nxënëse e mirë në lëndën e matematikës. Janë të shumtë ata që kanë zgjedhur Arkitekturën, Stomatologjinë, Mjekësinë apo Informatikën, të cilat, sipas tyre, janë profesionet e së ardhmes.
Fatmir Vejsu, Drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH, tregon se kemi nevojë urgjente për mësues. Sipas tij dega e mësuesisë ishte një treg i garantuar pune dhe kjo sidomos në zonat e thella ku në këto kohë janë në punë arsimtarë të pa kualifikuar. Mësojmë se ka një ka një mbipopullim në një degë të caktuar dhe nuk ka balancim që të shihen më shumë ku janë nevojat për shembull një nga ato është Juridiku.
Vejsiu na shpjegon se një rol të rëndësishëm e luan edhe këshillimi i karrierës ku prej vitit 2006 është futur në çdo shkollë. Specialistët përkatës, u argumentojnë dhe u japin ide nxënësve dhe i informojnë ata në lidhje me të ardhmen e degëve dhe hapësirat e tregut të punës. Ata vetëm i informojnë, pasi afërmendsh, në fund janë vetë nxënësit që vendosin se ccfarë dege do zgjedhin për të studiuar. ndërkohë një rol të veçantë luajnë edhe prindërit. Edhe prindërit, në ambientet familjare bëjnë këshillimin e karrierës me fëmijët, ku jo rrallë herë mendimi i tyre është vendimtar.
Fatmir Vejsiu: Në zonat e thella kemi mësues pa arsimin përkatës
Për të kuptuar më shumë se çfarë ofron tregu i punës dhe ku ka pak burime për ta përmbushur atë, kemi folur me Drejtorin e Arsimit Paraunvisitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu. Ai na ka treguar se arsimi është një treg i pa shterueshëm dhe se në zonat malore janë të punësuar, arsimtarë të pakualifikuar. Kjo vjen nga fakti që nuk ka njerëz që përfundojnë shkollën e lartë për mësuesi. Gjithashtu, Vejsiu na tregon se ku nuk duhet të gabojë një maturant.
Çfarë duhet të ketë parasysh një nxënës kur zgjedhë një shkollë të lartë?
Unë do të thoja, “Arsim”. Arsimi është treg i pashtershëm sepse gjatë gjithë kohës ka nevojë për mësues. Duhet të zgjedhin degët e mësuesisë. Është tregu më i madh i punës. Janë 39 mijë mësues dhe nuk është pak në krahasim me popullsinë që është në marrëdhënie pune në sektorin publik. Kjo për sa i përket përzgjedhjes së degëve ka mbipopullim në një degë të caktuar dhe nuk ka balancim që të shihen më shumë ku janë nevojat. Por nga ana tjetër kur ka shumë që kanë përfunduar një degë të caktuar ke mundësi të bësh një skarcim dhe të mbash më të mirin. Nuk është e thënë që po të jesh shkencëtar i mirë në matematik do të jesh mësues i mirë. Mësuesi i mirë bëhet edhe ai që ka prirje mesatare për këtë degë. Në arsim kemi goxha vende pune në zonat periferike. Aty kanë nevojë për njerëz të arsimuar e shkolluar mirë. Kërkojmë rritjen e nivelit për sa i përket plotësimit të kritereve që duhet të ketë një mësues. Në vendet e thella, kemi mësues pa arsimin përkatës. Në ato zona nuk na shkon njeri dhe për këtë kemi mësues të pa kualifikuar. Ai që është prej andej e ka më të lehtë të shkojë të punojë në fshatrat e Mirditës së sa një nga Tirana që do të shkojë atje.
Ku gabojnë gjimnazistët në momentin që zgjedhin degën e preferuar të shkollës së lartë?
Në radhë të parë duhet ti ndajnë atë që preferojnë dhe atë që meritojnë në bazë të rezultateve që kanë pasur gjatë viteve të shkollës së mesme. Nuk mund të vësh të parën Mjekësinë kur ke 5 mijë e 300 pikë, pasi kufiri minimal i saj është 6 mijë e 300.
Prej sa kohësh bëhet këshillimi i karrierës në shkolla?
Po, që prej 2006 këshillimi i karrierës bëhet në shkolla.
Ka funksionuar?
Sigurisht që influencon. Në bëjmë propagandën tonë që të kenë parasysh dhe kërkesat e tregut rajonal të punës.
Cilat janë degët më të preferuara?
Fakt është që degët më të preferuara janë Mjekësia dhe Farmacia. Qëllimi që shkojnë në Farmaci është thjesht për të hapur një biznes paralel me prindin pasi mund ta kenë edhe të trashëguar. Një degë tjetër e preferuar është Ekonomiku, si dhe Juridiku.
Zgjidhni të bëheni hidraulik, ka para
Për vite të tëra pati një bllok-aut në lidhje me shkolla profesionale. Pothuajse ishin bosh. Me futjen e këshillimit të karrierës që në shkollat nëntë vjeçare duket se kjo gjë ka ndryshuar e po jep shenja jete. Sipas Fatmir Vejsiut tre vitet e fundit ka patur 10 për qind rritje. Jo të gjithë kanë mundësi të ndjekin arsimin e lartë. Në këtë pikë lind pyetja, pse jo një shkollë profesionale, psh: Mekanike, Hidraulike etj. Janë profesione të kërkuara dhe të mirëpaguara.
Armela Nuhia
Armela është nxënëse në vitin e tretë në shkollën Petro Nini Luarasi. Ajo është në muajt e fundit të përfundimit të një stadi jete dhe fillimit të një tjetre. Duket që është shumë e qartë me veten. Na tregon se e ka ndarë mendjen dhe shkolla që do të vazhdojë është Ekonomi-Biznes. Kjo për disa arsye. E ka dëshirë dhe mendon që pasi të këtë përfunduar studimet do të ketë më të lehtë të gjej një punë në këtë treg ku sipas saj ka nevojë për ekonomistë. Por mbi të gjitha zgjedhjen e kësaj dege ia kanë bërë më të lehtë rezultatet e mira në shkencat ekzakte.
Besian Xhivdoli
Besiani është në