Dua të bëhem më i miri

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 19:00
Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani shpreson të bënë një tjetër hap drejt synimit të tij për tu bërë futbollisti më i mirë në botë, duke kaluar vitin më të mirë të karrierës së tij.
Ylli portugez ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni dhe synon të ngrit lojën e tij në shkallë të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
“Ëndrra që kam është të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Por, kjo nuk më qëndron si barrë, kam edhe prioritete tjera si fitimi i titujve me ekipin” tha Nani për Inside United.