Fajësoni futbollistët, jo Wengerin

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 21:00
Theo Walcott beson se starti i dobët i Arsenalit këtë sezon është faj i futbollistëve e jo i menaxherit Arsene Wenger.
Gjiganti londinez aktualisht gjenden në pozitën e 17-të në Premierligë. Rezultatet e dobëta kanë ngritur dyshime rreth pozitës së Wengerit në drejtim të ekipit. Por, Walcott e mbron trajnerin dhe hedh fajin mbi vete dhe bashkëlojtarët e tij.
“Trajneri është njeri i mirë, ai mund të ballafaqohet me gjithçka që hidhet në drejtim të tij. Ka kaluar 15 vite në klub dhe nuk është aspak nën presim. Të jem i sinqertë, ne futbollistët duhet të fillojmë të ndryshojmë gjërat në fushë” tha Walcott.