E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkojnë në ritenderim

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 08:40

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe përfaqësuesit e klubeve për të tretën herë të premten nuk kanë mundur të përcaktohen se cilës shtëpi mediale t’ia dhënë të drejtat televizive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës, edhe pse përfaqësues të klubeve kishin deklaruar se oferta e Digitalbit ishte më joshëse për dallim prej asaj të DigiWorks dhe KosovaPress.

Megjithatë, FFK-ja dhe krerët e klubeve kanë vendosur që të shkohet në ritenderim. “Kemi marrë vendim që të shkohet në ritenderim, sepse ofertat nuk kanë qenë krejtësisht të qarta. Tenderi i ri do të jetë i hapur nga dita e hënë dhe do të mbyllet pas tetë ditëve. Presim oferta më të qartësuara nga ofertuesit, edhe ofertuesi më i mirë do të shpallet fitues”, tha nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Në fakt, për ta fituar këtë të drejtë kishin aplikuar pesë shtëpi mediale, derisa Digitalb, DigiWorks dhe KosovaPress ishin kualifikuar në konkurrencën e ngushtë. Pritej që Digitalb të shpallej fitues, pasi oferta e saj ishte më joshëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›